Contact Form

Name

Email *

Message *

Wednesday, August 8, 2012

Nusja me 7000 vathë !!!

Ditën e dasmës Elaine Davidson donte të dukej një nuse e veçantë..  por zgjedhja e saj ishte e çuditshme dhe aspak estetike edhe pse bashkëshorti i saj u mahnit.
Bëhet fjalë për një nuse që vendosi 7.000 vathë duke mbuluar kështu gjithë fytyrën e saj.
Elaine Davidson dhe ka thyer rekord botëror, si femra me më shumë piercing në botë. Ndërsa bashkëshorti i saj nuk ka as edhe një vath të vetëm.
Elaine ka lindur në Brazil dhe në profesion ka qenë infermiere, ndërkohë që rekordin Guinness e theu për herë të parë në vitin 2000, kur i numëruan plot 426 piercing në trup, prej të cilave 192 i kishte vendosur në fytyrë.
Davidson ka deklaruar se nuk do t’i heqë kurrë vathët nga trupi, të cilat besohet se peshojnë 3 kg. Ajo këmbëngul se nuk i dhembin aspak, madje i mban edhe gjatë natës.
Familjes së saj nuk i pëlqen fare kjo “modë” e saj, por tashmë kanë filluar ta pranojnë. 42-vjeçarja shkruan në faqen e saj personale në internet, se i pëlqen të ecë mbi zjarr apo copa të thyera xhami. Ndërsa kohën e lirë e kalon duke parë sporte ekstreme dhe në teatër. Edhe pse ka një pamje të çuditshme, ajo është kundër alkoolit dhe duhanit.