Contact Form

Name

Email *

Message *

Wednesday, October 3, 2012

Fluturon vetura


Njëri nga tajfunet më të fuqishme në 50 vitet e fundit e ka goditur Japoninë, ndërsa se bëhet fjalë për një stuhi shumë të fuqishme tregon videoja e publikuar në internet, ku shihet se era pa kurrfarë problemi e ngre dhe e shtyn një automjet të parkuar. Bëhet e ditur se rreth 160.000 njerëz kanë mbetur pa rrymë, ndërsa për shkak të rrezikut nga përmbytjet janë evakuuar më shumë se 50.000 banorë. Kaosi e ka përfshirë edhe sektorin e transportit, pasi që është ndërprerë trafiku hekurudhor, ndërsa janë anuluar edhe qindra fluturime.