Contact Form

Name

Email *

Message *

Friday, August 31, 2012

Një krem për tu kthyer të virgjra

Një krem tonifikues për vaginën lejon që femrat të ndihen njëlloj si të ishin të virgjra sërish. Kremi në fjalë u hodh në tregun indian nën emrin “18 again” nga kompania Ultratech, kompani me qendër në Mumbai.

Spoti në fjalë i cili po transmetohet në televizionet indiane është tipik i stilit të Bollywood, ku një grua e veshur me sari hyn dhe kërcen para partnerit ku me zërin sensual shprehet; “Ndihem si e virgjër, njëlloj si herën e parë”.

Kremi kushton rreth 44 dollarë dhe siç informon noa.al përmban elementë natyralë si pluhur orizi, aloe vera etj, ndërsa është testuar edhe klinikisht.

Rishi Bhatia, presidente e Ultratech u shpreh se, “Kremi nuk kthen realisht virgjërinë, por është në gjendje të shkaktojë sërish emocione njëlloj si në periudhën kur gruaja ishte e paprekur, apo si në momentin e raportit seksual për herë të parë”.

Por kremi i publikuar ka ngjallur një varg polemikash që kanë të bëjnë me seksin para martese. Annie Raja e National Federation of Indian Women deklaroi se ky krem është pa kuptim pasi mund tu shkaktojë kompleks inferioriteti disa grave, dhe mund të bëjë që të gjithë meshkujt të kërkojnë një nuse të virgjër natën e parë të martesës.

Sakaq mjeku këshillues për jetën seksuale Nisreen Nakhoda tha se nuk është në gjendje të tregojë se si ky krem mund të veprojë në mënyrë lokale dhe se si ai mund të forcojë muskujt e vaginës njëlloj si në moshën 18 vjeçare.