Contact Form

Name

Email *

Message *

Wednesday, August 22, 2012

Qeni me i madh ne bote qe u fut ne rekordet Guinness


Qeni me mbi 110 kg nga Arizona i jep vërtetë kuptim shprehjes “Qeni i madh”. Libri i Rekordeve Guinness njofton se George-i Gjigand nga Tusconi është qeni më i madh në botë. Sipas librit të rekordeve Guinness, ai është i gjatë prej turirit deri tek bishti mbi dy metra, ndërsa prej shputave deri tek shpatulla më i gjatë se një metër, këto përmasa e bëjnë që ai të jetë për disa centimetra më i madh se rivali i tij më i afërt – Titani. Titani 4 vjeçar mori titullin e qenit më të madh në botë më 2009 pasi Gibsoni, një qen i po të njëjtës racë vdiq nga kanceri i eshtrave. Zyrtarët e Guinnessit thanë se kanë pasur disa paqartësi për gjatësinë e George-it Gjigand, kështu që ata kanë dërguar një person zyrtar për ta verifikuar gjatësinë e tij. Pronar i qenit 4 vjeçar është David Nasser.