Contact Form

Name

Email *

Message *

Tuesday, August 21, 2012

17-Vjeçari fiton për shpejtësinë me te shpejt e te....


Austin Wierschke, 17-vjeçari nga Wisconsin ka fituar për të dytin vit radhazi kampionatin botëror të mesazhimit (shkrimin e SMS-ve), që u mbajt dje në Times Square në New York. Duke fituar kështu garën për shpejtësinë më të lartë në të shkruarit e SMS-ve Austin ka çuar në shtëpi si edhe një vit më parë 50 mijë dollarë, që tha se do t’i përdorë për të paguar universitetin. “Kam dominuar garën me një fuqi jashtë normales”, tha adoleshenti. Wierschke ka mundur 10 konkurrentë të moshës 16 deri 24 vjeç që kishin kaluar disa faza përzgjedhjeve paraprake që nga muaji Maj, kur kishte 100 pjesëmarrës. Konkurrentët kanë shkruar një frazë ‘Twinkle Twinkle Little Star’ me syze të zeza që pengonin shikimin, pastaj e kanë shkruar mbrapsht duke i matur jo vetëm shpejtësinë por edhe saktësinë e shkrimit të SMS-ve. Fituesi nga Rhinelander e shkroi i pari SMS-në më 149 karaktere në vetëm 39 sekonda teksa ka premtuar se do të rikthehet në vitin 2013. Sakaq edhe vendi i dytë që mori 10 mijë dollarë njujorkezja 16-vjeçare Kent Augustine tha se do ta riprovojë sërish vitin tjetër.