Contact Form

Name

Email *

Message *

Tuesday, August 21, 2012

I shkel kemben policit me “Ferrari 458 Spider”


Damian Mory po shëtiste nëpër lagjen njujorkeze të Soho me kameran e tij "Canon 7D", kur papritmas hasi me një Ferrari 458 Spider të parkuar në zonë të ndaluar, me një polic që përgatitej ta ndëshkonte me gjobë. Por pronari, në ngutje e sipër, tenton të rikthehet në makinë dhe të niset, ndërkohë që pasi ka ndezur makinën, pa dashje ka shkelur me rrotën e tij këmbën e policit, që e ka kapur, e ka nxjerrë nga makina dhe e ka arrestuar. I gjithë ky episod ka përfunduar duke u filmuar në kameran amatore të Mory, i cili në video ndër të tjera tregon se e fejuara e pronarit të Ferrarit është Stephanie Pratt e programit të MTV, 'The hills', teksa makina ka pësuar edhe disa dëme