Contact Form

Name

Email *

Message *

Monday, August 6, 2012

Motra e Dafinës: Babai nuk është kujdesur për ne – na ka dashur të vdekura


Besa Zeqiri (Tafari), motra e këngëtares Dafina Zeqiri, ka reaguar pas rrëfimit të babait të tyre, Nebih Bajraktari, duke thënë se ai i ka braktisur kur kanë qenë të vogla.

“Babai jonë asnjëherë nuk është kujdesur për ne, ai na ka dashur të vdekura kur kemi qenë bebe të vogla... Pasi të shihni dokumentacionin e lëshuar nga policia dhe gjykatat suedeze, ato le të flasin se si Nebih Bajraktari na ka braktisur mua dhe Dafinën kur kemi qenë të vogla, unë pesëmuajshe, kurse Dafina 15-muajshe... Pas gjashtë muajsh, policia suedeze na ka gjetur në një fshat të Ferizajt”.

“Kur unë fillova punën si modele, ai bëri gjithçka që të më manipulojë dhe të më marrë afër dhe pasi ia arriti qëllimit, ai filloi të gënjejë për gjithçka dhe është munduar të shkatërrojë gjithçka. Ngjason shumë me atë person që kur gënjen, më pas fillon të besojë në gënjeshtrat e tij. Të gjithë këta persona kanë nevojë për psikolog”.

“Jam shumë krenare të them se unë nuk jam vajza e tij. Kjo është një histori e mbyllur. Një person që ka shumë fëmijë dhe gjysma e tyre jetojnë si jetimë pasi i ati nuk i do, kjo do të thotë se jo të gjithë njerëzit mund të kenë fëmijë, fëmijët nuk janë investim i prindërve për të fituar para. Një këshillë për të gjithë prindërit të cilët i duan dhe kujdesen për fëmijët e tyre që nga dita e lindjes: shumë respekt për ata. Nëse nuk e do vetveten, nuk mund të duash të tjerët”, ka deklaruar Besa.

Babai i këngëtares në një rrëfim për Panorama Plus ka thënë se vajzat ia kishte marrë ish-gruaja dhe se nuk e ka parë Dafinën që nga mosha dyvjeçare.

“Unë jam i ati i Dafina dhe Besa Zeqirit, ato kanë mbiemrin e nënës për arsye se nëna e tyre është larguar nga unë dhe më vonë mori edhe dy vajzat, Dafinën dhe Besën. Ato janë larguar nga unë në moshën dyvjeçare”, ka deklaruar Nebiu duke shtuar se ka qenë katër vite i martuar me Melihaten, për të cilën thotë se e ka ndarë nga vajzat “për arsye interesi më shumë sesa dashurie, ndaj vajzave të veta. Ajo ka ikur në Suedi, kurse unë atë kohë jam burgosur”.

Duke folur për marrëdhëniet aktuale me vajzat e tij, ai ka thënë: “Me Dafinën nuk jam takuar asnjëherë, kam tentuar disa herë por nuk kam pasur sukses. Kurse me Besën jam takuar në momentin kur e ëma e saj e largoi nga apartamenti dhe e hodhi në rrugë. Kishte ngelur pa të holla dhe pa rroba dimri dhe për fatin tim një shoqe i kishte thënë pse nuk i kërkon ndihmë babait tënd, ndoshta nuk është dhe ai si mamaja. Kështu që unë menjëherë udhëtova drejt Suedisë dhe i ofrova ndihmë dhe deri tani po kalojmë shumë mirë bashkë. Besa ka probleme me të ëmën për shkak se takohet me mua, ajo nuk do që vajza të mbajë kontakt me mua, por sidoqoftë të gjitha të këqijat them se janë zbuluar e Dafina nuk e di deri kur do të mbajë këtë qëndrim”.