Contact Form

Name

Email *

Message *

Saturday, August 4, 2012

Më thuaj shenjën e horoskopit të të them si je në shtrat

Ky horoskop, që ka të bëjë me karakteristikat seksuale të fermave sipas shenjave të tyre, është përpiluar nga meshkujt. Se a ka apo nuk ka të vërteta, vlerësojeni ju vetë.

Dashi
Femrat në shenjën e Dashit janë të drejtpërdrejta dhe provokojnë shumë. Mos i lini që t’ju udhëheqin. Zhvisheni me sy, mbërthejeni dhe hidheni në shtrat. Seksi duhet të jetë plot me pasion dhe eksplodim, por mos e teproni, ngase këto femra nuk pëlqejnë të bëni eksperimente me to. Mbani mend, ato pëlqejnë që seksi të zgjatë sa më gjatë, ngase sipas natyrës janë të padurueshme.

Demi
Femrat e lindura në shenjën e Demit sipas natyrës janë shumë të ndjeshme, prandaj duhet pasur durim derisa t’i pushtoni. Në mënyrë që gjithçka të përfundojë me seks, ftojeni në një darkë romantike. Nëse planifikoni ta vizitoni te dera e saj mos u shfaqni pa një buqetë me lule dhe errë të shtrenjtë… Duhet ta përgatisni terrenin, sepse te ajo nuk ka seks të shpejtë.

Binjakët
Me femrat Binjake mund të çoni dashuri përmes telefonit, madje edhe derisa flisni. Tek ajo ndezin dhuratat e shtrenjta dhe gjestet e mëdha. Mbani mend: me juve do të jetë derisa t’i dukeni interesant. Pra, filloni bisedën që të zgjoni dëshirën e saj, e po ashtu pëlqejnë tregimet erotike. Mund të ndodh që pas seksit ta humbë interesimin për juve.

Gaforrja
Pëlqejnë të aktrojnë, të jenë të pafajshme de të pambrojtura e për dashuri kërkojnë fakte të rënda. Këtu edhe qëndron problemi, sidomos nëse i afroheni vetëm për seks. Edhe nëse ia dilni të pushtoni për pak kohë, ajo nga ju pret vazhdimin e lidhjes. Mos mendoni seks në vende publike, sepse shumë shpejt do të zhduket nga perimetri juaj.

Luani
Luaneshat do t’ju mundojnë më së shumti. Mund të ndodhë që pasi të keni provuar shumë, të mos fitoni gjë dhe do t’ju bëjë të dukeni si i marrë. Mbani mend, te Luaneshat ka një rregull: ju jeni aty shkaku i saj, jo ajo shkaku juaj.

Virgjëresha
Për Virgjëreshën duhet pasur shumë durim, ngase vështirë lëshon pe. Duhet ta mësoni si bëhet kjo punë. Duhet ta gjeni mënyrën si t’ia rrëmbeni vëmendjen. Edhe diçka, duhet të keni kujdes për higjienën dhe as të mos t’ju shkojë ndërmend ta prekni pa bërë një dush paraprakisht.

Peshorja
Pëlqen vardisjet, aromat e këndshme dhe dhuratat. Pranon seksin pa problem, por mos llogarisni në paralojë, apo lojë erotike. Nuk do të kërkojë lidhje më të thellë, ngase edhe ajo pëlqen aventurat dhe sfidat.

Akrepi
Kujdes! Kur bëhet fjalë për seksin, nëse nuk jeni në gjendje të jepni maksimumin, ikni nga femra Akrep. Ky është lloji i femrës me të cilin fjaloseni, qani, e më pas do të shëroheni në shtrat. Ajo kënaqet me situatat dramatike, e nëse ju pëlqen juve, ajo ju dërgon në shtrat, mos u mundoni.

Shigjetari
Pëlqen seksin e çmendur, rrezikun dhe situatat e pamundura. Tek ajo kalon gjithçka që për femrat e tjera është e paparamenduar. Me të haptas mund të flisni për seksin. Do të pranojë të qoni dashuri në park, në vende publike, në autobus, ashensor… sa herë t’ju jepet rasti.

Bricjapi
Si në jetë, po ashtu edhe në seks ajo kërkon mbrojtje. Është e turpshme, por kur ta arrijë dozën e besimit në juve, rruga deri te dhoma e saj e fjetjes është e hapur.

Ujori
Pëlqen t’i afroheni në mënyrë të pazakontë dhe origjinale. Ajo saktë e di se çfarë dëshiron në shtrat, menjëherë merr vetë iniciativën. Tek ajo nuk ka emocione pa fund, duhet të jeni të drejtpërdrejtë – saktë ia thoni çfarë dëshironi.

Peshqit
Kjo është një person që nuk guxoni ta lëndoni, ngase janë tepër të ndjeshme. Pëlqen seksin dhe paralojën. Me të kurrë nuk e dini se çfarë ju pret, prandaj seksi me të kurrë nuk do t’ju mërzitet.