Contact Form

Name

Email *

Message *

Saturday, August 4, 2012

15-vjeçe, por duket sikur është 50!

A do ta besonit se vajza që shihni në foto, është vetëm 15 vjeçe? Jo në fakt, sepse ajo duket sikur ka të paktën 50 vjet mbi shpatulla.

Kjo është edhe drama e saj, e vajzës me emrin Zara Hartshorn, që jeton në Yorkshire të Britanisë së Madhe.
Në fakt, ajo vuan nga një sëmundje e rrallë, e quajtur lipodystrophy, e cila shkrin yndyrnat e trupit dhe bën që trupi e fytyra të duken mjaft të vjetruar, pavarësisht nga mosha që mund të ketë një person. Zara nuk e ka aspak të lehtë për të jetuar me këtë barrë, e cila e privon në fakt atë nga të jetuarit e një jete normale sociale, pasi ndihet e persekutuar.