Contact Form

Name

Email *

Message *

Thursday, August 9, 2012

Ky eshte femija me fytyre engjelli dhe brire djalli

George Ashman u shndërrua në një ‘djall të vogël’, kur mjekët u përpoqën që në zhduknin një nishan nga balli i tij. Fëmija 5-vjeçar lindi me një nishan në mes të ballit dhe nëna e tij 33-vjeçare Karen Ashman kishte shume frikë se djali i tij do ndihej në siklet nga shokët dhe moshatarët që mund ta vinin në lojë, për shkak të problemit që ai kishte. Vogëlushi 5-vjecar i’u nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale e cila rezultoi fatale, pasi në dy anët e ballit filluan të ngriheshin gradulisht dy gunga që ngjanin me brirë. “Djali im i ëmbël ngjante me një djall të vërtetë”,- rrëfen nëna e 5-vjecarit. Nëna shprehet krenare për të birin se megjithëse George kishte një problem të ri dhe më të madh se nishani që ai kishte pasur që në lindje, ai e përballoi me sukses kuriozitetin e njerëzve dhe moshatarëve të tij. “Unë e kam vuajtur shumë aë periudhë tek shihja djalin tim të vuante. Unë nuk kisha problem të doja djalin tim ashtu sic ai lindi, por reagimet e të tjerëve ishin të rënda. Ndjeva se të gjithë ishin kundër nesh”, shprehet nëna e 5-vjeçarit, transmeton BW. Vitin që shkoi mjekët e operuan sërish George, duke i zgjatur lëkurën mbi ballë dhe duke i futur dy zgjërues të lëngshëm nën lëkurë në mënyrë që gradualisht dy impiantet mund të spostoheshin, duke mbuluar totalisht njollën dhe duke lejuar qepjen e lëkurës së re mbi ballë. George tashmë i janë zhdukur si njollat ashtu edhe brirët dhe gjithë çka për të nuk është gjë tjetër se një ëndërr e keqe që duhet harruar.