Contact Form

Name

Email *

Message *

Tuesday, August 21, 2012

Aksidenti spektakolar në garë, mbijeton shoferi


Një nga makinat e garave fluturoi nga rruga në një kthesë të rrezikshme në malet e Kolorados në SHBA. Momenti i aksidentit është kapur nga një kamera, por shoferi dhe pasagjeri janë të dy mirë. Piloti Jeremy Foley, që po merrte për herë të parë pjesë në këtë garë të njohur, së bashku me bashkë-pilotin Yuri Kouznetsov, po ecnin shumë shpejt kur dolën nga rruga. Makina e tyre, një Mitsubishi Evolution 8, u rrotullua nja 11 herë përpara se të ngecte. Piloti doli vetë nga makinat, kurse bashkë-pilotin e nxorën shërbimet e emergjencës. Ata shkuan në spital, por nuk kishin dëmtime serioze.