Contact Form

Name

Email *

Message *

Sunday, August 5, 2012

Bred Pitt puthet me Fahrijen

Brad Pitt do të veshë së shpejti petkun e një komandati ushtrie evropiane, duke pushtuar mediat e Ballkanit falë rolit të ri në serilain më të ndjekur turk "Sulejmani i Madhërishëm"

Aktori hollivudian do të paraqitet në shtatë pjesë të serialit të famshëm turk. Timor Savçi, producent i këtij seriali që ka pushtuar televizionet në Ballkan, ka konfirmuar lajmin për gazetarin e njohur televiziv, Sabaha Jukselu Altugu. 

Siç shkruajnë mediat turke, aktori amerikan për këtë rol ka kërkuar 2 milionë dollarë, ndërsa produksioni "Tims" ka pranuar t’i paguajë këtë shumë aktorit. 

Mediat turke shkruajnë se këtë javë Brad Pitt do ta nënshkruaj kontratën prej 2 milion dollarëve, ndërsa sic shkruajnë mediat turke, Bred Pitt cili do të jetë i dashuruar me Fahrijen, do të puthet dhe do të këtë shumë skena të nxehta me aktoren turke Fahrije Evxhan e cila është shumë e njohur në Ballkan për shkak të rolit të saj në filmin “Kur gjethet bien”.