Contact Form

Name

Email *

Message *

Saturday, August 11, 2012

Artistja tajlandeze pikturon duke përdorur … gjoksin


Spektakli “Thailand’s Got Talent” ka shkaktuar zemërim për shkak se një nga konkurrentet hoqi rrobat në skenë dhe nisi të pikturojë duke përdorur gjoksin. Qeveria ka reaguar duke thënë se është shokuese një skenë e tillë. Ministri i Kulturës tha se nuditeti në ekran nuk është i përshtatshëm për shoqërinë tajlandeze. Ai kërkoi shpjegim nga televizioni pse lejoi transmetimin e kësaj skene live. 23 vjeçarja Duangjai Jansaunoi u shfaq përpara jurisë me xhinse dhe një këmishë. Ajo tha se ishte një artiste e pavarur nga Tajlanda e veriut. Më pas hoqi këmishën dhe nisi të pikturojë me gjoks. Paneli i jurisë, i përbërë nga dy meshkuj dhe një femër, vendosi që ajo të kalojë në raundin tjetër. Anëtarja e jurisë femër tha se i pëlqen ajo që bëri, por kjo nuk ishte e përshtatshme për shoqërinë. Kurse dy meshkujt në juri votuan pro dhe e kaluan atë në raundin tjetër me arsyetimin se kjo është një formë arti që do quhej normale në Europën perëndimore.