Contact Form

Name

Email *

Message *

Saturday, August 4, 2012

Vdes në përpjekje që t’i kënaqë gjashtë grate


Një nigerian “është vrarë” nga gjashtë gratë e tij, të cilat e kanë detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale pa ndalur me të gjitha ato, transmeton Telegrafi.

Uroko Onoja ishte martuar me gjashtë nga femrat më të bukura në qytetin Ugbugbua, pasi është bërë i pasur.
Daily Post njofton se pesë gratë tjera i kishte kapur xhelozia kur e kanë parë burrin e tyre duke hyrë në dhomën e gruas më të re, prandaj janë armatosur me thika dhe shkopinj dhe e kanë detyruar atë që të bëjë seks maratonik me të gjashtat.

Onoja ka arritur të kënaqë katër nga gratë e tij, por kur ka arritur tek e pesta i ka ndalur zemra. Gruaja e tij më e re ka treguar se pesë gratë tjera kishin ikur kur e kanë kuptuar se ai ka vdekur.
Dy nga gratë janë arrestuar, ndërsa policia është në kërkim të të tjerave.