Contact Form

Name

Email *

Message *

Thursday, August 23, 2012

Propozimi i veçantë për martesë


Amerikania Teresa Elsey ka dalë nga shtëpia duke menduar se kjo është një ditë e zakonshme. Asaj as që i ka shkuar mendja se e pret befasia e jetës. I dashuri i saj Jack vendosi që atë ditë ta kërkojë dorën e saj në mënyrë të pazakontë. Ai arriti të bindte të huajt që një nga një t’ia dhurojnë lulet në rrugë. Jack dhe Teresa atë ditë u pajtuan për të shkuar në drekë në Muzeun e Arteve Moderne, ndërsa në rrugë i ka pritur një grup i “operativëve” që dhuronin lule. Në video shihen marrëveshjet e tyre për koordinimin e dorëzimit. Ndërsa, është interesante se lulen e parë ajo e refuzoi. Duke u afruar afër Muzeut, atëherë u afrua turma e të panjohurve me lule. Jack e shfrytëzoi tollovinë që të ndërronte rrobat e të dilte me kostum. Teresa ishte e hutuar, ndërsa kur Jack u gjunjëzua dhe e pyeti nëse do të martohej me të, ajo tha: "Sigurisht". Akti i propozimit të martesës u shoqërua me muzikë dhe turma e të huajve uroi të fejuarit me duartrokitje