Ndoshta keni menduar se vampirët ekzistojnë vetëm në imagjinatën dhe legjendat e paraardhësve tanë. Megjithatë, në botë ka njerëz të cilët me shembullin e tyre dëshmojnë për të kundërtën.
A keni dëgjuar për sindromën renfield? fjala është për gjendjen që quhet ndryshe vampirizëm klinik, apo çrregullim që i shtynë njerëzit të pinë gjak.
Nga kjo sindromë vuajnë kryesisht meshkujt dhe ndërlidhet me aspektin seksual. Në fakt, disa njerëz me reinfield ndjejnë kënaqësi seksuale vetëm kur ata pinë gjak dhe besojnë se kjo u jep atyre fuqi mistike – se në atë mënyrë ata mund të marrin forcën e jetës së viktimave.
Mediat kanë regjistruar shumë raste të tilla. Një australian që kishte përdhunuar gruan dhe ia ka kafshuar gjuhën ka thënë në gjyq se duhet të pijë gjak për të mbijetuar.
Gjithashtu, një 19-vjeçar nga Teksasi, vitin e kaluar u arrestua sepse u fut në një shtëpi të një gruaje dhe ia kafshoi qafën. Në stacionin policor ka thënë se ai është vampir 500 vjeçar të cilin duhet ta mbyllin, sepse nuk do askënd ta lëndojë, “por ja që detyrohet