Një grua e re dhe bashkëshorti i saj gjatë nëntë muajve ia kanë dalë të përjetësojnë shtatzënësinë e saj me një video-xhirim në mënyrë mjaft origjinale.
Videon e kanë quajtur “Prezantimi’ (Introducing) dhe pasqyron të gjitha fazat e shtatzënësisë, nga faza e barkut krejtësisht të rrafshët deri në muajin e nëntë, përkatësisht deri në fund.
Aty ndodhen edhe pamje të vajzës së tyre pas lindjes. Ideja e tyre ishte që brenda 90 sekondash të përfshihen nëntë muajt më të rëndësishëm të jetës së këtij çifti.