Contact Form

Name

Email *

Message *

Monday, August 27, 2012

Makina e "padukshme"


Në kohën kur Mercedes dëshironte të promovonte makinën e saj të re “Fuel Cell”, (VIDEO) në vend e vendoste atë përballë gjithë botës, vendosi ta bënte këtë makinë të padukshme. Ne kemi një video që e ilustron këtë. Duke përdorur këtë marifet të zgjuar publicitar, Mercedes dëshironte të theksonte se makina F-Cell nuk lëshonte gazra të dëmshëm, gjë që e bënte atë virtualisht të padukshme ndaj ambientit. Nëse ju i hidhni një sy galerisë së mëposhtme, do të shikoni se si këta njerëz të zgjuar arritën ta bënin këtë: duke vendosur një ekran LED nga njëra anë e makinës dhe duke montuar një kamera fotografike dixhitale Canon 5D Mark II në anën tjetër. Më parë në vështruam një kostum Halloween-i si ky në videon e mëposhtme. Montuam një iPad tek pjesa e barkut, e rrethuam atë me një lloj veshje që të dukej si një vrimë, vendosem një web-kamera në pjesën e pasme që të filmonte mbrapsht, dhe pastaj e lidhem këtë video me një dhe ja dolëm! Dukej sikur personi ka një vrimë të hapur tejpërtej: Edhe Mercedes në thelb është duke përdorur të njëjtin marifet. Siç mundet ta shikoni në videon e Mercedes, edhe pse njerëzit mund të tregonin se shikonin një makinë që kalonte, ata përsëri ju bënte përshtypje “padukshmëria” e makinës Fuel-Cell. Mercedes thoshte se sistemi i drejtimit hydrogen-powered është “gati për prodhim” por të tjerë raportojnë se do të jetë gati për shitje në vitin 2014. Sidoqoftë, teknologjia fuel-cell është ende shume e shtrenjtë, pjesërisht pasi hidrogjeni është një karburant që vështirë të ruhet apo të transportohet. Materialet e nevojshme për të krijuar një praktikë të tillë fuel-cell janë po ashtu shumë të kushtueshme. Pavarësisht kohës që do të nevojitet për t’u realizuar, ne e duartrokasim nismën e Mercedesit dhe përpjekjet e kompanisë për të krijuar një makinë që nuk lëshon gazra të demshëm dhe me impakt të vogël kundër ambientit, si edhe admirojmë punën e madhe që po bëjnë këta artistë për të arritur në këtë pikë të dëshiruar nga shumëkush. Dhe një pikëpyetje kishim se përse Mercedes, që ka kaq shumë makina ultra, përdori një minivan në këtë video ilustruese; përgjigjen e gjetëm, ka më shumë sipërfaqe për të montuar ekranin video.