Një burrë nudo 27-vjeçar në Indianapolis ka vendosur të sfidojë policët, përmes veprimeve karateje, si të ishte një ninxha. E përkundër shkundjeve elektrike që kanë ushtruar njerëzit e rendit, burri s'ka dashur aspak të ndërpresë sulmin e tij, aq sa agjentët u desh ta bllokonin në tokë. Vetëm atëherë u konfirmua se 27-vjeçari kishte abuzuar me një lloj droge speciale, me prejardhje nga kanabis.