Diçka vërtet e pabesueshme ka ndodhur në kampionatin e "Superbike" në cirkuitin e Mugellos. Kur po vinte fundi i garës, Riccardo Russo ka shkelur gazin në maksimum, me zemrën gati për të shpërthyer për festën e fitores, përderisa po i afrohej vijës së finishit. Ai gëzoi, me grushtet lart, duke u ngritur në këmbë mbi motor...
Vetëm se... nuk e dinte se deri në fund të garës duhej edhe një xhiro. Ricardo Russo ishte gabuar dhe s'e kishte kuptuar se i nevojitej edhe një xhiro për të mbërritur në fund. S'pati valëvitje flamujsh me katrorë të bardhë e të zinj, s'pati as ngadalësim të kundërtshtarëve, të cilët e kaluan sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Kur Ricardo e kuptoi, atëherë ishte shumë vonë. Si përfundim u detyrua të kënaqet me vendin e 14-të. I gjori!