Contact Form

Name

Email *

Message *

Tuesday, August 21, 2012

Braziliani 11-vjecar pa kembe, por që enderron te behet... Messi


"Një fëmijë 11-vjeçar pa këmbë, por që adhuron të luajë futboll". Kjo është historia e vërtetë e Gabriel, një fëmije brazilian, i cili gëzon një kontroll topi dhe një driblim për t'u pasur zili, teksa është bërë edhe protagonist i një video shumë të shikuar nëpër mediat e Brazilit, Argjentinës dhe vendeve të tjera amerikano-jugore. Duke pasur parasysh zotësinë e tij, Gabriel është ftuar disa ditë për t'u stërvitur në shkollën e futbollit të Barcelonës në Rio De Zhaneiro. Përkundër problemit të tij gjentik, Gabriel luan shumë më mirë se disa bashkëmoshatarë të tij dhe ëndërron të bëhet si Messi. Ndërsa Mauricio Soares, një nga njerëzit e stafit të Barcelonës në Rio thekson "koordinimin e pabesueshëm" të Gabriel, siç dokumentojnë edhe imazhet që shfaqen në video