Kur vjen puna për të puthur një femër, ka nga ata që mbështeten në një manual të shpikur vetë, por edhe nga ata që e kanë mësuar atë përmes të tjerëve apo filmave. Por shumë herë këto receta dalin të pagabueshme dhe plot gabime. Prandaj një studim nga Universiteti i Albany, në Nju Jork, ka marrë përsipër ta hulumtojë puthjen si të tillë, për të përcaktuar elementët që mund ta bëjnë atë sa më perfekte. Sipas këtij studimi, pikërisht nga mosnjohja e të tilla elementëve, dy nga tre gra argumentojnë se puthja e parë për to, ka qenë zhgënjyese. Po cilat janë rregullat e puthjes së përsosur?
- Higjiena orale
Para se të puthni dikë, mos harroni t’i lani dhëmbët tuaj. Pasi ndriçimi i tyre dhe një frymëmarrje e freskët që na buron nga goja, janë kritike për e mos shëmtuar aktin magjik të puthjes.
- Mjekra e duhur
Mos harroni, ju meshkuj … Pa mjekër, femrat ju puthin me më shumë kënaqësi.
- Asnjë kufizim
Gabimi më i madh: Të shkojë pranë fytyrës së saj edhe të tërhiqeni, pasi ajo ju dërgon sinjale negative, në qoftë se për shembull, kthehet në një anë apo edhe prapa. Insistoni dhe atëherë do të jetë më mirë …
- Buzët, para së gjithash
Kontakti i buzëve është thelbësor, por edhe një garanci shumë e këndshme për ndjenjat e saj (dhe padyshim për të).
- Mundohuni ta “lexoni” puthjen
Çdo puthje është e ndryshme nga një tjetër, çdo person puth një person tjetër në një mënyrë të ndryshme. Thjesht përjetojeni siç duhet ate.