Përpjekja e Sheyla Hershey për t’i ruajtur gjinjtë e saj gjigante të madhësisë M, nuk dhanë rezultatin e pritur. Pas 30 operacioneve plastike për rritjen e gjoksit, ajo më në fund vendosi t’i zvogëlojë pak. Implantet e silikonit iu hoqën me anë të ndërhyrjes kirurgjike në spitalin Richmond të Teksasit, transmeton MIA. Hershey e cila u bë e famshme falë gjinjve gjigant të silikonit, u detyrua ti zvogëlojë gjinjtë pas një infeksioni të rëndë. Vendimtar ishte operacioni i fundit në Brazil, sepse në SHBA nuk kishte kirurg i cili ishte i gatshëm ta rrezikojë jetën dhe karrierën e saj. Hershey arriti qëllimin e saj, pasi më 2009 u bë femra me gjinjtë më të mëdhenj të silikonit në botë, por kur mësoi se është shtatzënë, i zvogëloi në madhësinë D. Në ditëlindjen e parë të vajzës së saj kreu operacionin e fundit të kobshëm me të cilin u përpoq ta kthejë madhësinë fatale M.