Contact Form

Name

Email *

Message *

Wednesday, August 22, 2012

Pushohet nga puna se kishte trup me forma provokuese


auren Odes është një vajzë 29 vjeçare që u pushua nga punëdhënësi i saj me besim ortodoks për shkak se format e saj trupore ishin mjaft provokuese për ambientin e punës. “Ne nuk duhet të paragjykohemi nga madhësia e gjoksit tonë apo format e trupit”, është shprehur Lauren. Avokatja e Odes, një juriste e famshme, Gloria Allred, tha se ajo ka paraqitur një ankesë për diskriminim gjinor dhe fetar në Komisionin e Shanseve të Barabarta në New York, transmeton Lajmeshqip. Odes tha se pronarët e bënë të ndihet shumë keq pasi sipas saj e ndjente se veshjet i kishte të përshtatshme. Lauren është ankuar se është ndjerë shumë keq nga eprorët e saj, pasi sipas saj veshjet ishin mjaft të përshtatshme për ambientin e punës. Odes ka treguar se në Prill dhe në vazhdim i ishte kërkuar që të vishej më thjeshtë dhe gjoksin ta mbulonte që të dukej sa më i vogël. “Kjo eksperiencë ka qenë e tmerrshme për mua. Unë e dua modën por nuk mendoj se gratë duhen trajtuar në këtë mënyrë. Punëdhënësi nuk mund të më imponojë mua besimet fetare”, është shprehur ajo. Ndërkohë, kompania në fjalë nuk ka bërë ende asnjë koment lidhur me ngjarjen.