Eshtë një nga ato situata, ku njerëzit ndoshta s'e dinë mirë se çfarë janë duke bërë. Një vajzë ruse ka filmuar veten duke ecur në binarët e çatisë së një ndërtese disa metra të lartë, aq sa ndryshe nga vetë ajo, të tjerëve që e kanë shikuar (edhe në këtë video), me siguri që do t'u merreshin mendtë. Mirëpo, ja që ajo lëviz pa frikë dhe me një lirshmëri të jashtëzakonshme, ndonëse në një moment për pak sa s'ka rrëshqitur. Madje me ftohtësi të dukshme arrin edhe të komentojë të gjithë itenerarin e saj, teksa ecën thuajse në zbrazëti...