Contact Form

Name

Email *

Message *

Wednesday, August 8, 2012

Leximi i fatit ne filxhan ja dometheniet e figurave.

1. AEROPLANI – Ju pret një udhëtim i gjatë dhe i papritur. Nëse figura e aeroplanit duket e prerë, atëherë, është e mundur ndonjë fatkeqësi. E tëra do të varet nga figurat tjera që e rrethojnë. Ka interpretues që këtë figurë e interpretojnë edhe me mundësinë e marrjes së shpejt të ndonjë lajmi të rëndësishëm. Adaptimin e komentimit gjithmonë bëjeni sipas rrjedhës logjike të ngjarjes si tërësi.
2. ANIJA – Pritni lajme të mira . Po hyni në periodën e
fatit të mirë, prandaj edhe duhet të keni durim. Është
shenjë tejet pozitive dhe kombinohet në favor me
figurat tjera që e rrethojnë. Nëse është afër me ndonjë
figurë që paraqet rrezik, atëherë së shpejti përmes
një lajmi pozitiv do të tejkalohet kjo gjendje. Nëse
ka të bëjë me realizimin e dëshirës, atëherë themi se
dëshira e caktuar është në rrugë e sipër për tu realizuar.
3. ARIU – Vështirësi në vendin e punës dhe përgjithësi në jetë. Ju kanoset një rrezik nga dikush i fortë dhe autoritar. Rreziku mund të zbutet vetëm nëse afër këtij simboli gjendet ndonjë shenjë me domethënie të fortë pozitive. Nëse simboli është në fund të filxhanit, ka të bëj me konflikt të madh në familje, kontest gjyqësor, fjalosje…
4. BALENA – Do të përjetoni ndonjë sukses të madh në punë. Fitime financiare, veprimtari kreative kulturor,
artistik, ose ndonjë aktivitet nga fusha
hulumtuese-shkencore .Në përgjithësi një sukses i
madh. Nëse paraqitet si figurë gjatë kallëzimit të
dëshirës, atëherë, s’ka dyshim, ajo dëshirë do të realizohet shumë shpejt.
5. BARKA – Nëse do të jeni në ndonjë situatë të
papërshtatshme, mund të pritni rezultatin pozitiv.
Njëkohësisht ka të bëjë edhe me ndihmën nga dikush
që ju më së paku e keni pritur. Tek komentimi i dëshirës,do të thotë se dëshira realizohet, por realizimi i saj do të varet nga ndihma direkte e një personi tjetër.
6. BRAVA- (e derës) – Ju pret një pengesë e madhe. Duhet t’i planifikoni gjërat me kujdes. Vështirësi në realizimin e disa qëllimeve .Nëse interpretohet si figurë për realizimin e ndonjë dëshire, atëherë dëshira e tillë vështirë mund të realizohet, sepse ka një pengesë dhe barrierë të madhe , apo, më së shpeshti thuhet se, nuk do të realizohet fare për një kohë të afërt. Është shumë me rëndësi se me çfarë figurash tjera rrethohet.
7. BRETKOSA – Komplikime të mëdha në punë, posaçërisht me ndonjë nga eprorët dhe udhëheqësit tuaj. Nëse paraqitet në fund të filxhanit, fjalosje dhe zënka në familje.
8. BREDHI – Sukses në punë dhe në aktivitete krijuese.
Avancim, zbulime të reja shkencore, përparim në
karrierë, pajtime, falja etj. Për ata që merren me
art, kjo figurë nënkupton suksesin e madh në
krijimtari artistike, si bie fjala: fitimin e ndonjë
shpërblimi, ftesë për ndonjë ekspozitë, prezantim,
simpozium…Në përgjithësi ka të bëjë me popullaritetin në fushën e krijimtarisë artistike.
9. BRESHKA-Dikush vepron pas shpinës suaj. Ka mundësi
t’ju jepet një kritikë publike. Vështirësitë ose rruga e
gjatë deri tek arritja e qëllimit .Nëse kjo figurë
paraqitet gjatë kallëzimit të dëshirës, atëherë në
realizimin e saj nevojitet angazhim këmbëngulës,
djersitje dhe mund i madh. Në stilin e popullores:
“Duhet ta nxehmë karrigen mirë”
10. BLETA (bleta)- Shenja pozitive sukses në çdo lëmë.
Zakonisht suksesi te kjo figurë interpretohet si rrjedhojë pas
një angazhimi me pune të palodhur dhe këmbëngulëse.
Nëse është në maje të filxhanit, atëherë
thuhet se suksesi është shumë i shpejtë.
11. ÇEKIÇI – Nëse është në maje të filxhanit, do t’i
përballoni dhe tejkaloni te gjitha pengesat. Nëse
është në fund të filxhanit , do të keni një konflikt
në familje apo me dikë që e doni. Duhet të keni kujdes që të mos acarohet ky konflikt me pasoja edhe më të mëdha.
12. ÇELËSI – Me sukses do ta zgjidhni një problem i cili do t’ju hapë shtigje të reja në jetë. Nëse janë dy çelësa ose
njëra është afër fundit të filxhanit, kini kujdes,
ju kanoset një fatkeqësi, ose ndonjë plaçkitje. Nëse
është afër ndonjë figure me interpretim negativ,
prania e kësaj figure nënkupton se ekziston zgjidhja
dhe dalja nga kjo situatë e vështirë.
13. DALLANDYSHJA – Shumë shpejt i bini vendimet e
rëndësishme. Ka raste kur këto vendime janë të
qëlluara, por ky nxitim, shpesh mund t’ju
shkaktojë edhe veprime të gabueshme që do të kenë
pasoja fatale në jetë. Po ashtu kjo figurë komentohet
si udhëtim i papritur me mbarim të suksesshëm.
14. DARDHA- Shenjë e mirë. Përfitim, suksese. Nëse është në fund të filxhanit-trashëgimi materiale.
15. DRURI- Do t’ju plotësohet plotësisht dëshira. Nëse
është në fund, do të keni sukses ta ngadhënjeni një
humbje financiare, si , bie fjala, do ta paguani
një borxh material,do ta tejkaloni ndonjë rrezik dhe situatë në të cilën jeni, ose do të jeni.
16. DIELLI – Shenjë shumë, shumë pozitive. Fat, sukses në
çdo lëmë…Përherë zbut dhe rregullon kah
optimizmi të gjitha figurat tjera negative që e
rrethojnë. Tek dëshira, do të thotë realizimi i
pakontestueshëm dhe i plotë i saj.
17. DHIJA – Ju rrethojnë njerëz jokorrektë dhe jo të sinqertë. Nëse merreni me transaksione financiare, atëherë kini kujdes të madh në humbje.
18. ELEFANTI – Përparim i madh dhe i ngadalshëm, por me hapa të sigurt. Rruga e drejtë e ecjes përpara kah e ardhmja e sigurt…
19. FËMIJA – Ky simbol konsiderohet si shenja me domethënie më pozitive të komentit. Është tejet e rëndësishme se në cilën pjesë të filxhanit gjendet dhe zakonisht ndihmon konkretizimin e rrjedhjes së kallëzimit me figura tjera që e rrethojnë. Nëse figurat tjera parathonë
ndonjë pengesë, rrezik apo vështirësi, afërsia e kësaj
figure drejton kah ngadhënjimi i suksesshëm mbi të gjitha. Kjo figurë nënkupton edhe rilindje, gjegjësisht
rimëkëmbje pas një periode të vështirë.
20. FEMRA (vasha) – Fat dhe kënaqësi. Shumë femra:skandal, koritje, thashetheme. Nëse figura është në fund të filxhanit,
një femër do të luajë rol të madh në daljen tuaj nga një situatë e vështirë.
21. FLUTURA – Mendjelehtësi. Naivitet. Çdokush ju
shfrytëzon dhe përfiton nga ju. Nëse është me pika, ka
mundësi të kaloni një sëmundje të lehtë.
22. FIGURA NJERËZISH – Jeni në qendër të vëmendjes. Se ju adhurojnë shoqëria dhe rrethi, varet shumë nga
figurat tjera përreth…
23. GËRÇAKU-Dikush prej jush pret që t’i ndihmoni
sinqerisht. Nëse është në maje të filxhanit ,shëndet i
mirë, ose, nëse vuani nga ndonjë sëmundje, perioda e
shërimit të plotë. Në përgjithësi – periodë e
suksesshme. Edhe kjo figurë ndihmohet dhe komentohet
duke u plotësuar dhe zgjeruar në afërsi me figurat
tjera që e rrethojnë.
24. GËRSHËRA – Janë të mundshme ndarjet e padëshirueshme,fjalosjet, mosmarrëveshjet. Nëse figura paraqitet në fundin e filxhanit-humbja e madhe.
25 .GOZHDA – Kini kujdes! Ju kanoset një padrejtësi e
madhe. Marrje në gojë përmes thashethemeve. Urrejtje…Nuk përjashtohet as ndonjë hakmarrje e dikujt ndaj jush.
26. GONDOLA (varkë) – Nëse është në maje të filxhanit,
paralajmërim i një udhëtimi. Nëse është në mes,
dashuria romantike. Nëse është afër fundit, llafosje me
të dashurin dhe probleme familjare në lidhje me
tradhtinë që është bërë nga ana juaj.
27. GOVATA – Në këtë periodë duhet të keni shumë kujdes;mund të gjendeni në situata të palakmueshme.
28. GOTA E QELQIT – Respekti, nderimi, sinqeriteti,
pastërtia shpirtërore. Kombinim i mrekullueshëm për
komentimin me të gjitha figurat që e rrethojnë.
29. GJARPËRI – Komentimi i simbolit të gjarprit në të
gjitha parathëniet e fatit me çfarëdo metode,
gjithmonë nënkupton thashethemet, intrigat dhe mundësinë e komplotit ndaj jush. Armiqësi dhe situata të vështira nga të cilat shumë vështirë mund të dilni. Është
shenjë paralajmëruese. Kur është fjala tek shëndeti,
kjo figurë paralajmëron sëmundjen. Nëse paraqitet në
fund të filxhanit, gjithnjë ka të bëjë me familjen dhe
rrethin e ngushtë. Edhe kjo shenjë kombinohet me
domethënien e komentit të figurave tjera që e
rrethojnë.
30. GJETHI – Do të merrni një lajm të rëndësishëm.
Nëse ka më shumë gjethe, do të merrni lajme të shumta
me rëndësi. Nëse gjethi rrethohet me ndonjë pemë tjetër, atëherë lajmet kanë të bëjnë në lidhje me domethënien e interpretimit të vetë simbolit të pemës.
31. HARDHUCA – Ruajuni nga tradhtia dhe intrigat e të pabesëve e lajkatarëve. Jeni të rrethuar me njerëz të dyshimtë. Nëse parashikoni të filloni me një biznes të ri, mendohuni më gjatë, para se ta merrni këtë vendim, veçanërisht nëse biznesi ka të bëjë me partneritet (ortaki).
32. HARTA – Edhe harta trajtohet njëra ndër shenjat më
pozitive në kuadrin e togut të figurave që mund të paraqiten në filxhanin e kafesë. Është shenjë tejet pozitive. Harmoni në familje, harmoni e përgjithshme dhe fat në dashuri. Edhe kjo figurë zbut dhe tejkalon interpretimet negative të figurave tjera që e shoqërojnë.
33. HËNA – Është simbol që ka shumë domethënie dhe interpretohet në forma të ndryshme: nëse është e plotë-lidhje të reja sentimentale; hëna e re-do të keni ndërrim të vendit të punës; gjysmëhëna-janë të mundura aksidentet në komunikacion; nëse është e rrethuar me pika-lidhje sentimentale, ose martesa për interes (leverdi); nëse në afërsi është simboli i yllit-divorce. Ky simbol kombinohet mjaft edhe me simbolet tjera në afërsi, prandaj, për interpretimin e saj në filxhan, gjithnjë shfrytëzoni fantazinë dhe kreativitetin tuaj.
34. INSEKTI – Ju presin brenga të vogla të cilat do t’i
përballoni me sukses. Kjo figurë e paraqitur në maje
të filxhanit, ka të bëjë me personalitetin tuaj; kah
mesi i filxhanit, me punën dhe biznesin që
momentalisht e kryeni; afër fundit, me farefisin dhe
miqtë; në fund të filxhanit gjithnjë interpretimi
i saj ka të bëjë me familjen.
35. JAHTA (me vela) – Edhe pse nuk e shihni
këtë, ju jeni të rrethuar me njerëz lakmitar dhe
xhelozë. Po ashtu kjo, figurë mund të komentohet edhe si
arritja e një sukses të papritur në ndonjë lëmë të
jetës suaj.
36. KALI (ati) – Shenjë e mirë dhe tejet pozitive. Ka të
bëjë me fitimin, miqësinë, lidhjen e sinqertë dhe besnikërinë. Komentohet si një dashuri në mes të sekseve
të kundërta, sikurse edhe në shoqëri në mes të shokëve
dhe shoqeve. Nëse është ati në vrapim, atëherë ju
presin lajme të mira. Nëse shihet vetëm figura e kokës,
atëherë do të keni një lidhje të re intime.
37. KALI ME NJË BRI – Dikush fshehurazi ju do dhe është I dashuruar në ju. Ju as që keni dijeni për këtë.
Mendohuni dhe analizoni realitetin ku jetoni, sepse
këndi nga i vështroni ju gjërat, nuk do t’ju
ndihmojë që të keni suksese në jetë. Ka edhe shumë
njerëz të dy gjinive që ju duan dhe që ju përkrahin
sinqerisht, por ju fare nuk e regjistroni këtë.
Nëse do të vazhdoni të mos i vëreni, dashuria e tyre
e sinqertë do të zbehet, besa edhe as të humb fare.
Nëse komentohet dëshira , atëherë
ka të bëjë me një simpati të fshehtë. Kujdes!
38. KATRORI – Shenjë e keqe. Mërzi … jo disponim…
melankoli… Dyshim dhe frikë nga çdo synim dhe
veprim në të ardhmen.
39. KAPELA- Periodë shumë e suksesshme. Nëse është në fund të filxhanit, jepni kujdes më tepër partnerit tuaj
bashkëshortor ose sentimental. Ka mundësi që dikush
asaj/atij ti vardiset.
40. KARRIGA- Shenjë pozitive. Suksese në çdo lëmë. Nëse është e rrethuar me pika, ju pret një fitim i madh.
41. KËRPUDHA- Nëse është në maje të filxhanit, paralajmërim i një ndryshimi në jetë. Ndërrimi i vendbanimit,vendqëndrimit, krijimi i një skrofulle të re,
fitore materiale. Nëse është kah fundi i filxhanit, do
të keni sukses ta përballoni një situatë të papërshtatshme.
e sinqertë do të zbehet, besa edhe as të humb fare.
Nëse komentohet dëshira , atëherë
ka të bëjë me një simpati të fshehtë. Kujdes!
42. KULSHEDRA- Në kohën e fundit duhet të jeni tejet të
kujdesshëm sepse ju kanoset një rrezik. Është i mundur një konflikt në punë, me ndonjë shok ose mik të afërt, aksident komunikacioni, apo ndonjë fatkeqësi tjetër…Nëse kjo figurë është në fund të filxhanit, atëherë rreziku ka të bëjë në lidhje me familjen dhe farefisin në përgjithësi.
43. KOMETA – Do të merrni një lajm për ndonjë risi të
rëndësishme që ju as për së afërmi nuk e keni pritur.
Do të keni një befasi të këndshme. Dikush do t’ju
vizitojë papritur.
44. KRAHËT (e shpezëve) – Periodë shumë e përshtatshme, lajme të mira pozitive. Në këtë periodë çdo nismë e çfarëdo
pune apo aktiviteti tjetër do të jetë e suksesshme.
45. KRYQI – Në maje të filxhanit, i plotë dhe i
mbushur-sukses në ndonjë projekt, punë apo në ndonjë
veprimtari. Përmbushje e dëshirës. Nëse kryqi
është në fund të filxhanit ,i zbrazët dhe me kontura
të bardha, shenja më e keqe. Sëmundja e rëndë, vdekja e
ndonjë të dashuri etj. (Në emër të parimit etikë së
vrojtuesit të mirëfilltë, këtë figurë nuk ju kisha
preferuar. Sado që të hasni në të, mos ia komentoni
askujt).
46. KREVETI (shtrati) – Nëse është i rregulluar, vlerësime të arsyeshme; i parregulluar- probleme të vogla të natyrës
personale.
47. KTHETRAT E SHTAZËVE – Shenja e rrezikut të madh. Kini kujdes se ku, me kë dhe çka flisni, çfarë planesh bëni…jeni të rrethuar me armiq. Kurrë mos i tregoni kurrkujt gjërat intime dhe me interes të madh personal dhe mos flisni për to me basken. Populli ka një fjalë të urtë që e konkretizon më afër domethënien e interpretimit të kësaj figure: “Muri ka sy, gardhi ka vesh”.
48. KURORA- Edhe kjo shenjë komentohet si tejet pozitive dhe ka të bëjë me suksesin në çdo lëmë të
jetës. Domethënien dhe mundësinë e zgjerimit të saj
jepjani ju vetë me aftësinë tuaj kreative dhe me fantazinë
e kuptimit logjik.
49. KROKODILI – Ju kanoset rreziku. Mund të përjetoni një aksident në komunikacion. Befasi përherë të
pakëndshme. Në përgjithësi figurë negative dhe në
kombinim me shenjat tjera që e rrethojnë jep
përfundimin negativ, pa marrë parasysh domethënien
pozitive të figurave tjera.
.
50. LAKURIQI I NATËS – Largojuni thashethemeve dhe
intrigave. Ashtu sikurse juve nga të tjerët, edhe
thashethemet tuaja për të tjerët janë të dëmshme.
Analizoni në detale qëndrimet dhe sjelljet tuaja
ndaj të tjerëve .
51. LAKRA – Jeni të rrethuar me miq dhe shokë jo të sinqertë dhe xhelozë. Ata ju bëjnë lajka sepse momentalisht kanë ndonjë interes personal, të cilin e realizojnë përmes jush në mënyrë direkte apo indirekte, përndryshe fare nuk ju duan dhe përherë xhelozojnë ndaj të gjitha sukseseve tuaja.
52. LULJA – Do të realizohet një dëshirë e
kamotshme. Mendohet në send apo dëshirë,
si materiale, po ashtu edhe të natyrës morale. Kjo figurë e shoqëruar me figurat tjera që komentohen zi rrezik,
ndikon në zbutjen dhe balancimi kah optimizmi dhe
tejkalimi i vështirësive.
53. LIBRI – Nëse është i hapur, atëherë do të keni probleme
me organet shtetërore, me dënime, sanksione materiale
dhe disiplinore, etj. Nëse është i mbyllur, atëherë do
të keni pranë vetes një rrugë të gjatë për ta dëshmuar
një pafajësi për të cilën jeni akuzuar, ose një të drejtë
e cila ju takon, por që me kohë ju është cenuar.
54. LEPURI – Nuk e keni ndërgjegjen e pastër. Diçka ju
ngacmon dhe ju mundon .Ndoshta fjala është për ndonjë
gabim që e keni bërë në të kaluarën dhe tani vuani për
të. Keni frikë dhe pasiguri. Ndjenja juaj mund të
parashkruhet plotësisht paranoide. Nëse afër saj është
ndonjë figurë me domethënie pozitive, atëherë ekziston
rrugëdalja nga kjo gjendje.
55. LUANI-Shenjë e mire. Jeni të rrethuar me miq dhe
shokë besnik. Keni gjithmonë ndihmën dhe mirëkuptimin e
tyre. Sukses në të gjitha lëmenjtë, sepse keni guxim
dhe çdo veprim që e bëni atë e ndjeni nga brendësia e
shpirtit tuaj.
56. MARIMANGA – Kvilluani, një komplot dhe grackë që ia përgatitni dikujt, nuk do të ketë sukses. Për këtë mund
të keni pasoja serioze.
57. MJELLMA – Krijesë e urtë dhe hyjnore. Gjithmonë
komentohet si sukses në të gjitha lëmenjtë e jetës.
Harmonia në familje, fitim, dëshirat e realizuara.
58. ORA – Nëse është në maje të filxhanit , duhet të jeni
të shpejtë në realizimin e planeve dhe qëllimeve të
përcaktuara. Koha nuk pret , sepse më vonë do të jetë me të vërtetë vonë. Nëse është në mes, ju vjen një rast
i përshtatshëm të cilin me çdo kusht duhet ta
shfrytëzoni. Nëse është në fund, kujdes nga
rreziqet , ju kanoset sëmundja , aksidenti, apo ndonjë
fatkeqësi tjetër.
60. OMBRELLA – Jeni të vetmuar dhe ndjeheni të braktisur,prandaj ju nevojitet një strehim, mbrojtje e dikujt,një mbështetje… Nëse ombrella është e hapur, atëherë mos u brengosni – do ta gjeni mbështetjen. Nëse
ombrella është e mbyllur nuk do të keni përkrahje
apo mbështetje nga askush, edhe pse e keni pritur këtë,
posaçërisht nga ata më të dashurit.
61. PALMA-Është simbol tejet pozitiv pa marrë parasysh se në cilën pjesë të filxhanit tregohet.
62. PEMA – Është një shenjë shumë e mirë dhe pozitivja
i saj rritet veçanërisht kur është sezon e pemëve
që paraqitet si figurë në filxhan. Zakonisht figura e
pemëve ndihmon kallëzimin në kombinim
me shenjat tjera dhe domethënien e tyre.
63. PESHORJA – Peshorja zakonisht simbolizon drejtësinë,gjykatën dhe çështjet që kanë të bëjnë në lidhje me gjyqësinë. Me të nënkuptohen kontestet gjyqësore
dhe mundësia e zgjidhjes së tyre “PRO” ose “KONTRA”
interesave të të vrojtuarit. Nëse është në pozitë të
drejtë, e drejta do të ngadhënjejë. Nëse anon në njërën
anë, atëherë do të pasojë një padrejtësi. Shpeshherë në
fund të filxhanit komentohet edhe si shkurorëzim
gjyqësor i martesës, apo më konkretisht, divorc gjyqësore.
64. PESHKU – Në maje dhe në mes të filxhanit interpretohet si një brengë dhe preokupim juaji për një problem me të cilin ballafaqoheni momentalisht. Nëse është në fund të filxhanit, nënkupton fat dhe sukses në të gjitha lëmenjtë e jetës, posaçërisht në hapat konkrete
familjarë.
65. PROFILI (i njeriut) – Kontakte dhe miqësi të reja. Ju
pret një njoftim i ri me personin e caktuar, zgjerim
i shoqërisë. Kryekëput shenjë pozitive. Nëse është në
afërsi të ndonjë shenje tjetër që tregon një situatë të
pazgjidhshme, atëherë kjo figurë mund të interpretohet
si dalje nga situata e caktuar me ndihmesën e një
personi të cilin posa e keni njoftuar.
66. PESËKËNDËSHI -Paqja harmonia perioda e qetësisë dhe e stabilitetit. Parathotë zgjidhjen e të gjitha problemeve ekzistuese.
67. POMPA -Vizita e një miku të vjetër dhe të dashur, i
cili ka qëllime tejet të sinqerta ndaj jush. Andaj,
këshillat dhe ndihmesa e tij e sinqertë do të jenë
të mirëseardhura në përballimin e disa problemeve dhe
paqartësive jetësore.
68. PUSHKA – Nëse është në maje, atëherë jeta juaj është e rrezikuar. Më e papërshtatshme do të ishte nëse është
në fund të filxhanit,pasi që do të thoshte se jeta e juaj është në rrezik të madh.
69 .QIZMET – Nëse është në maje, fitim, fitore e madhe në të gjitha lëmenjtë. Ata që luajnë lotari, do të kenë fitimin
e premisë, studenti në shkollë, afaristi në punë
etj. Kryesisht fitimi ka të bëjë me anën materiale. Nëse
është në fund, mossuksesi dhe koritja. Nëse me shputë
është e kthyer kah fundi , ju pret një udhëtim i
largët nga shtëpia.
70. QIRIRI – Sukses i madh në mësime (shkollë, universitet, aftësim). Në këtë sukses mund të përfshihen të
gjitha aftësimet dhe trajnimet profesionale. Si figurë
e dëshirës, ka të bëjë me kryerjen e shkollës,
diplomim, dhënie të provimit . . .
71. QENI – Miqësi dhe sinqeritet. Nëse qeni është në
vrapim, ju presin lajme të mira. Nëse figura është në
fund të filxhanit, tregon mikun apo ndonjë person shumë të dashur që është në rrezik.
72. REVOLJA -Respektoni ligjshmëritë morale ligjore dhe
njerëzore. Ato janë bazë e etikës së një shoqërie.
Shpesh në varshmëri nga shenja apo shenjat tjera në
afërsi, komentohet si kontakt i fshaftë seksual me
gruan apo burrin (femra) e dikujt te afërt. Nëse nuk
veproni kështu, mund të keni probleme.
73 RRETHI – Do ta përfundoni me sukses një punë. Do të
realizoni një dëshirë të madhe. Sa më e pastër dhe më
e qartë të jetë, aq më shpejtë do të realizohet kjo
dëshirë
74. SËPATA – Ju presin situata të pazgjidhur dhe
pengesa serioze në synimet tuaja. Nëse rrethohet me
ndonjë figure, e cila komentohet tejet pozitivisht,
atëherë ekziston dalje nga këto situata.
75. SKELETI – Periudhë e rëndë për ju, posaçërisht nga
aspekti financiar. Konkretisht kjo figurë nënkupton
varfërim, por edhe sëmundje të mundshme.
76. SPIRALJA (anijes) – Nëse figura duket në maje të
filxhanit, atëherë interpretohet si një udhëtim i
suksesshëm; nëse është në fund të filxhanit, do të
keni sukses të dilni nga një situatë e vështirë në të
cilën keni rënë me fajin tuaj. Nëse spiralja është e
rrethuar me pika, atëherë interpretohet si një fitim
financiar në lojëra të fatit.
77. SHARRA- Dikush punon në drejtim të rrezikimit të
interesave tuaja jetike. Nëse është në fund të
filxhanit, këto interesa kanë të bëjnë me harmoninë
familjare dhe raportet farefisnore. Nëse figura e
sharrës paraqitet në momentin e komentimit të
dëshirës, atëherë realizimi i kësaj dëshire me çdo
kusht tentohet të pengohet nga ndokush.
78. SHQIPONJA – Figurë paralajmëruese e mundësisë së një konflikti me shokun, dashnoren, bashkëshorten, me
udhëheqësin në punë, me policinë, gjyqësinë, si dhe me
organet tjera shtetërore.
79. SHTËPIA – Nëse është kah maja filxhanit- sukses në planin sentimental. Nëse është kah fundi- mospajtime
bashkëshortore, konflikte martesore, shkurorëzime…
Në përgjithësi – moment i përshtatshëm për planet
tuaja.
80. SHKALLËT – Shenjë tejet pozitive. Sukses në çdo
drejtim… Përparim në afarizëm, karrierë …
Në përgjithësi, ngritje dhe përballim i problemeve dhe
vështirësive jetësore.
81. SHIGJETA – Shumë shpejt mund të pranoni
lajme të këqija. Kurrë nuk komentohet si figurë e vetme,
por e konkretizuar me figurat tjera që e rrethojnë.
82. SHTYLLA – Mos u sillni mendjelartës dhe prepotent.
Kjo sjellje juaja iu pengon shumë shokëve dhe miqve
që ju kontaktojnë. Nëse “lëshoheni në tokë” ju presin
ditë të lumtura dhe suksese , përparim në jetë.
83. SHKRONJA TË ALFABETIT – Shpeshherë, varësisht nga rrjedha e kallëzimit dhe figurave që e rrethojnë, shkronjat e
alfabetit interpretohen si inicial i ndonjë personi
të caktuar, por, në përgjithësi, shkronjat tregojnë një
paralajmërim të keq, rrahje, burg, një sëmundje të
rëndë, pikëllim…Nëse është figura e shkronjës në maje
të filxhanit, atëherë interpretohet si pabesi dhe
tradhti.
84. SHPORTA – Shenjë tejet pozitive. Nëse është në maje të
filxhanit, rilindje në familje, domethënë lindja e
fëmijës, gjegjësisht anëtarit të ri të familjes. Sukses
në punë, realizim i suksesshëm i një projekti, plani
apo dëshire…nëse është e mbushur me lule, atëherë, ju
presin lëvdata, mirënjohje dhe respekt shoqërorë.
Nëse shporta është e rrethuar me pika, kini
kujdes se mund t’ju kanoset një humbje e madhe
financiare.
85. TELEFONI – Harresa mund t’ju shkaktojë dëme të
konsiderueshme në jetën tuaj. Kjo shpeshherë nga disa
vrojtues të fatit përmes filxhanit komentohet edhe
marrja e ndonjë lajmi të pritur. Nëse figura paraqitet
pas vënies së gishtit për dëshirën, atëherë
paraprakisht në lidhje me dëshirën tuaj, së shpejti
do të merrni një lajm përmes telefonit.
86. TORBA (trasta) – E hapur jeni në rrezik, dikush ju përcjell. Nëse është e mbyllur dhe në fund të filxhanit, atëherë do të keni sukses t’i shmangeni një situate tejet të
parëndësishme.
87 .TREKËNDËSHI – Nëse është i kthyer kah maja e
filxhanit, ju pret një sukses i madh, nëse është i
kthyer kah fundi, atëherë planet tuaja nuk do të
realizohen. Te dëshira, kjo shenjë komentohet si një
situatë e koklavitur dhe e pasqaruar sa duhet.
88. TAVOLINA – Ju pret një takim me shoqëri të gjerë.
Biseda të rëndësishme në drejtim të përparimit të
biznesit dhe pasurisë financiare. Lidhja e një
kontrate të re me një zgjerim dhe avancim edhe më të
madh të biznesit ekzistues.
89. UNAZA – Nëse është në maje të filxhanit, do të keni një
lidhje të re sentimentale, kurse martesa e tanishme
është në shkatërrim e sipër. Për të pamartuarit dhe
beqarët, unaza në maje të filxhanit nënkupton lidhjen
e fejesës. Nëse është në mes të filxhanit, atëherë do
të keni lidhje stabile bashkëshortore. Afër fundit të
filxhanit, ndarje. Nëse është në fund të filxhanit,
vdekja e personit të dashur, mikut, njërit bashkëshort.
Pra, një humbje e madhe e dikujt të dashur.
90. VALIGJJA – Do të merrni një lajm të rëndësishëm dhe tejet të pritur nga një person. Dikush do t’ju vizitojë
befasisht. Gjithnjë, edhe këtë figure, gjatë interpretimit,
kombinojeni me figurat tjera që e rrethojnë.
91. VEZA-Paralajmërim i periodës që do t’ju sjellë sukses në çdo lëmë të jetës. Edhe ky simbol zbut domethënien negative të simboleve tjera që e rrethojnë.
92. VIJAT- Është me rëndësi të ceket se figurat e vijave
komentohen në mënyrë të veçantë kur janë më larg nga figurat e tjera dhe më së shpeshti si përbërje në afërsi të
ndonjë figure tjetër Nëse këto vija janë të drejta dhe
të qarta, sukses i shpejtë. Nëse janë të lakuara dhe
parabolike, atëherë suksesi është i arritshëm, por do
të vijë më ngadalë dhe tërthorazi.
93. VIOLINA – Shokët dhe miqtë ju xhelozojnë dhe nuk
dëshirojnë që të keni sukses në jetë. Ju kurdisin
gracka nga pas, kurse në fytyrë ju lavdërojnë dhe
lajkatojnë me komplimente.
94. VARGMALET – Nëse shihen qartë atëherë ju pret sukses i madh në të gjitha lëmenjtë e jetës. Nëse janë ngapak të lakuara, ju pret konkretisht fitim financiar.
95. XHYGYMI (i çajit)- Nëse është në maje të filxhanit, ju presin kënaqësitë e caktuara. Këto mund të jenë në lidhje me punën, shoqërinë dhe dashurinë. Nëse është afër
fundit,i largoheni fjalëve , zënkave dhe konflikteve
në shtëpi.
96. YLBERI – Rilindje,tejkalim I të gjitha problemeve jetësore. Rifillim i ndonjë pune të re. Gjithnjë edhe kjo figure kombinohet dhe interpretohet në varshmëri me figurat tjera që e rrethojnë.
97. YLLI-Nëse ka më shumë se gjashtë dhe më pak se pesë
rem-probleme të mundshme financiare. Nëse janë një
grup yjesh, atëherë ju pret një ngjarje e dhembshme.
Nëse gjendet afër ndonjë shenje që komentohet si
negative, atëherë afërsia e yllit nënkupton ekzistimin
e shpresës së daljes nga kjo gjendje ose situatë e
vështirë.
98. ZARFA ( e letrës) – Do t’ju vijë një lajm. Nëse figura e
zarfës nuk reflektohet si e qartë, atëherë ju presin
lajmet e papërshtatshme. Nëse është rrethuar me pika,
ju presin humbje financiare. Nëse është e rrethuar me
yje ose ndonjë figure të armës së zjarrtë, ka mundësi
të keni punë me organet shtetërore të policisë.
99. ZOGJËT- Nëse janë në fluturim, atëherë shumë shpejt do të pritni lajme të mira. Nëse qëndrojnë në vend, ju
pret një rrugë e suksesshme. Posaçërisht nëse janë tufë
atëherë është shenjë tejet fatlume.