Contact Form

Name

Email *

Message *

Wednesday, September 12, 2012

Lumi bëhet i kuq


Yangtze, lumi më i gjatë në Azi dhe lumi i tretë më i gjatë në botë, këtë javë është bërë i kuq. Televizioni shtetëror në Kinë ka njoftuar se është përjashtuar mundësia e ndotjes industriale apo nga kanalizimet. Hulumtimet vazhdojnë akoma, ndërsa autoritetet theksojnë se shtresat e baltës që i kanë sjellë përmbytjet në rrjedhën e sipërme të lumit, mund të jenë shkak i ngjyrës së kuqe. “Ky nuk është ndonjë problem i madh, ndryshimi i ngjyrës së ujit në këtë periudhë të vitit është gjë normale. Tash lumi është mjaft i errët”, ka thënë një pronar i anijeve që lundrojnë në Yangtze.