Contact Form

Name

Email *

Message *

Tuesday, September 25, 2012

Prostitutat tani pajisen edhe me diploma

Një “shkollë” për profesionin më të lashtë në botë është hapur në Valencia të Spanjës. Madje, “studentet” që do të regjistrohen, do të kenë mundësinë që të ndjekin pos mësimeve teorike, edhe ato praktike.

Mësimet kushtojnë vetëm 100 euro dhe personeli i “shkollës” premton se do t’u zbulojë profesionisteve të së ardhmes të gjitha sekretet, me qëllim që nesër të dalin në “tregun e punës” të përgatitura.

Në këtë shkollë punojnë “profesoreshat” më të mira, të cilat shpjegojnë tekniken e seksit për ata që e shohin seksin si profesion.

Një nga mësimet e detyrueshme është “Kama Sutra”, ku “nxënëset” mësojnë pozicionet më të mira. Gjithashtu, pjesë e seminarit është edhe mësimi “Si të përdorim mjetet ndihmuese në seks”.

Mësimet teorike përqendrohen tek njohja me publikun, marketingu dhe styling.

Me mësimet e mësiperme dhe certifikaten në duar, hapi tjetër është gjendja e klienteles, pasi motoja e shkollës është “Trabaja Ya!” që do të thotë “Dhe tani, punë”.

Deri më tani janë regjistruar 95 nxënëse për mësimet, ndërsa kjo “shkolle” kërcenohet që të mbyllet pasi organizatat aktiviste kanë shprehur pakënaqësinë e tyre dhe kërkojnë që të mbyllet. 

Sipas tyre, kjo shkollë përgatit njerëz që të hyjnë direkt në fushën e prostitucionit, si zgjidhja më e lehtë në kohë krize.

Nga ana tjetër, autoritetet përkatëse dhe prokuroret deklarojnë se nuk e shohin të arsyeshme që të ndërhyjnë, pasi nga ana ligjore shkolla i ka plotësuar të gjitha kushtet, ndërsa nxeneset shkojnë aty me deshirë!