Contact Form

Name

Email *

Message *

Sunday, September 30, 2012

Akrobaci mbi motor me 160 km/h, denohet me 200 ore pune sociale


Një motorçiklist i kapur në kamera duke bërë akrobaci me një shpejtësi prej 160 km/h, s'ka treguar aspak vëmendje për sigurinë e tij dhe për atë të njerëzve të tjerë. Me këtë pretendim, policia e ka arrestuar Lukasz Wisniewski, 26 vjeç, nga "Firth Avenue", Lids dhe e ka dënuar me heqje patente për 12 muaj. Gjithashtu, ai duhet të realizojë edhe 200 orë punë sociale. Forcat e rendit rrugor kanë thënë se motorçiklisti po ecte me 150 km/h kur nisi manovrat, por më pas e shtoi shpejtësinë në 160 përpara se të ndalej për shkelje të rregullave të sigurisë në rrugë.