Contact Form

Name

Email *

Message *

Monday, September 17, 2012

Franceska e "BB":Ju rrefej ndarjen me Ermalin,ja si me tradhtonte !


“Tani që u mësua ndarja, kam shumë oferta nga djem për lidhje”
Kjo është intervista e saj e parë pas ndarjes, dhe e fundit ku flet për Ermalin, sepse ai tashmë është një ish. 18-vjeçarja nga Vlora, Françeska Jaçe, rrëfen si mori fund lidhja 6-mujore me konkurrentin e saj në “Big Brother 5”, i cili në të njëjtën kohë u bë i dashuri i saj në gati tre muaj lojë në ekran. Të vërtetat për tradhtitë e komentuara dhe arsyen se pse vendosën ta mbajnë të fshehtë ndarjen për dy muaj. Ajo rrëfen për herë të parë për gazetën “Panorama” të gjitha detajet e historisë së përfolur të kësaj vere dhe si erdhi fundi i lidhjes.
Tani që jeni ndarë, çfarë mund të thuash për Ermalin, ish-të dashurin tënd?
Patëm një lidhje që zgjati diku 6 muaj dhe ishte një lidhje e bukur për aq sa zgjati. Ermalin mund ta konsideroj si djalë të mirë, por që realisht s’ishte i duhuri për mua. Ishin shumë zhgënjime njëra pas tjetrës nga ana e tij që unë nuk i prisja, dhe për këtë gjë vendosëm të dy t’i jepnim fund lidhjes.
Sa kohë keni që jeni ndarë përfundimisht?
Dy muaj, por jemi takuar. Ndërsa kemi shkëputur kontaktet prej dy javësh, pasi unë kam ndërruar numër telefoni dhe e kam fshirë nga facebook, gjëra normale që i bën çdo femër pasi ndahet nga i dashuri.
Është e vërtetë që je ndier e tradhtuar nga ai, ashtu siç është folur? 
Me sa arrita të kuptoj nga Ermali, ai është tip që nuk di të mbajë një lidhje serioze dhe i pëlqejnë femrat, është pak a shumë feminist. Ky është tipi i tij dhe unë nuk mund ta gjykoj.
Si dole në këtë konkluzion, arrite të kapje fakte konkrete?
Nëse një femër i kap mesazhe të dashurit të saj në celular, mesazhe që nuk janë shoqërore, atëherë i bie që nëse këto fakte apo sjellje konsiderohen tradhti, e pranoj që “po”, ai më ka tradhtuar.
Po ai vetë si i ka justifikuar këto mesazhe?
Po ja, duke debatuar.  Kanë qenë thjesht flirtime me vajza nga ana e tij që unë s’mund t’i anashkaloja, pasi duke qenë se ai edhe pse është me një femër, që isha unë, i pëlqen të rrijë me femra të tjera, atëherë kjo tregon se s’është në gjendje të mbajë lidhje stabël. Kjo ka qenë arsyeja pse ne jemi ndarë, pasi e thënë shkurt, te Ermali nuk  gjeja dot lidhje serioze.
E çfarë nënkuptonte për ty një lidhje serioze?
Lidhje serioze për mua nuk do të thotë domosdoshmërisht të përfundonim në fejesë apo martesë, pasi normalisht mund të ishte diçka që do e arrinim me kalimin e kohës. Po thjesht unë i kërkoja të më respektonte.
Ndërkohë që brenda në lojë je komentuar si vajza xheloze. Ç’mund të thuash? E di, por sqaroj që edhe pse jam komentuar si xheloze, sepse është normale që çdo femër brenda saj të jetë xheloze, ishin shumë gjëra të tjera që nuk më pëlqenin në sjelljen e tij. Nuk e doja një lidhje të tillë,  i dashuri im të dilte çdo natë club-eve dhe të rrinte i rrethuar nga femra, ndërkohë që unë nga ana ime nuk e bëja një gjë të tillë. Kjo ishte e gjitha. Ndoshta s’ishim për njëri-tjetrin.
Konflikti juaj në verë u komentua në faqet e gazetave. Çfarë ndodhi dy muaj më parë në Himarë, kur ju u patë në plazh të veçuar?
Dy muaj më parë unë dhe Ermali ishim bashkë, por siç e thashë dhe më parë, u distancuam shumë nga njëri-tjetri, pasi unë i  gjeta një mesazh në telefonin e tij. Ai po ashtu dilte natën në clube, ndërsa unë rrija në shtëpi. Dhe këto ishin arsyet pse unë vendosa të shkoja në Vlorë pranë familjes për t’u qetësuar, sepse normalisht s’isha mirë nga gjendja psikologjike. Krejt papritur Ermali vendosi të shkonte në Himarë me shoqërinë e tij, dhe nuk e mohoj që më ftoi edhe mua, por unë s’mund të shkoja pasi kisha planet e mia. Dhe më kryesorja që i mbaja inat për SMS-të që i gjeta në telefon. Pas kësaj Ermali shkoi me shoqërinë e tij dhe as denjoi të ndalonte në Vlorë për të më takuar. Kështu besoj ndodhi çarja.
Si vazhdoi më tej, cili nga ju ishte më i predispozuar për t’u kthyer në normalitet?
E vërteta është se unë vazhdoja përsëri të bëja përpjekjen time për një lidhje normale, por Ermali nuk dëshironte.
Si ta kuptojmë që nuk dëshironte Ermali, si shprehej apo sillej?
Në fakt, Ermali nuk ishte shumë i sigurt nëse më donte ose jo. Dhe kjo më dukej totalisht absurde nga ana e tij, pasi kishim 4-5 muaj që rrinim 24 orë me njëri-tjetrin dhe ishte totalisht absurde që ai nuk ishte i sigurt për ndjenjat ndaj meje. Në një farë mënyrë e arsyetoja, pasi ishin pasojat e “Big Brother”, që të dy ishim lidhur në një show të tillë plot tension, por nuk ishte kjo..
Në një farë mënyre ndihesh e zhgënjyer, apo jo?
Kjo është intervista ime e parë pas pranimit të ndarjes, dhe intervista e fundit që unë flas për të. Ermali mund të jetë shumë i djalë i mirë, por në drejtimin tim, Ermali si i dashur, e pranoj që po, më zhgënjeu.
Atëherë pse vendosët ta mbanit të fshehtë ndarjen për dy muaj rresht?
Ka qenë zgjedhje nga  ana ime që ta mbaja të fshehtë ndarjen, pasi kam pasur një detyrim edhe ndaj fansave të cilët më kanë mbështetur vazhdimisht. Janë ata që më marrin telefon, më shkruajnë mesazhe dhe që po e vuajnë shumë ndarjen time nga Ermali, madje më shumë nga unë vetë. Nga ana tjetër s’doja të lëndoja familjen time, pasi nuk do ta zhgënjeja më tepër babain tim, i cili ka toleruar shumë gabime që kam bërë. Por lumturia ime në sytë e babait tim është e para, ndaj vendosa pikërisht në momentin që nuk po ndihesha mirë me Ermalin. Nuk kishte logjikë të vazhdoja më.
Në këta dy muaj ndarje, në ç’mënyrë e vazhdonit lidhjen?
Realisht dilnim, takoheshim, por nuk e kuptoja pse ne vazhdonim të dilnim kur kishim mbyllur çdo gjë, ose më saktë kur s’kishim asnjë plan bashkë. E pyesja; “Ermal çfarë do bëjmë, pse po rrimë për sy të botës?” Ai thoshte që jemi thjesht miq. Unë realisht sa herë e takoja vuaja, pasi e ndieja largësinë dhe ftohtësinë e tij. Kështu që nuk po më dukej e arsyeshme që në radhë të parë të gënjenim veten tonë.
Dhe momenti që vendose ta deklarosh ndarjen, u bë për inat të Ermalit apo është një vendim i marrë përfundimisht?
Është vendim përfundimtar, pasi u lodha duke e mbajtur të fshehtë, u lodha duke e bërë Ermalin të arsyetonte për lidhjen, gjë që ai s’e bëri përfundimisht. Nëse nuk arriti dot të më donte, dakord mund të jemi miq.
Si ndodhi ndarja, në ç’mënyrë? Ishte refuzimi i bashkëjetesës nga Ermali arsyeja?
Pasi u kthyem nga pushimet, unë mora vendimin për t’u kthyer në Tiranë, ku siç e kishim pohuar më parë, vendosëm të jetonim me Ermalin, por ndodhi kjo përçarje dhe ai s’ishte i vendosur. Më saktë, një ditë ishte po dhe një ditë jo për bashkëjetesë. Kështu vendosa t’i marr frerët në dorë dhe ta bëja vetë zgjedhjen time, që ishte vendimi për t’u shpërngulur në Tiranë me motrën. Normalisht është e vështirë, por do ia dal.
Po nëse ai një ditë do kërkojë të rikthehet sërish tek ti, do pranosh?
Jo. Në qoftë se ai do dëshirojë të kthehet sërish tek unë, nuk e pranoj më, pasi tani do e shoh me seriozitet jetën time. Kam primare shkollën, përfundimin  e shkollës së mesme dhe po bëj përpjekje për të filluar një punë në televizion.
Po flisnim deri tani për ndjenjat e Ermalit, po ti e dashuroje?
Për mua dashuri është fjalë e madhe, nuk mund të them që e dashuroja, ndihesha mirë me atë njeri, pra e doja si njeri. Kisha mbështetje shumë të madhe dhe familjen e tij që i falënderoj, se në fund të fundit më hapën dyert e shtëpisë, që jo çdo njeri e bën sot. Unë shkoja gjithmonë te shtëpia e tyre, më ftonin për darkë, dhe kam fjetur shumë herë atje.
Je në dijeni të ndonjë lidhjeje tjetër të tij?
Të them të drejtën nuk jam interesuar, sepse edhe në qoftë se do ndodhte, nuk më bën çudi, pasi ka ndodhur edhe kur ka qenë me mua. Edhe pse e di se në qoftë se do shoqërohet me një femër tjetër, nuk do jetë asgjë serioze, përderisa nuk e pati serioze me mua.
Çfarë mendon se e bëri të pavendosur Ermalin në lidhje me ty?
Ermali është djalë me principe dhe ndoshta kanë ndikuar fjalët që ka dëgjuar, dhe programi nga ku kemi dalë është i gjykuar, gjykohet lehtë. Nuk e di çfarë ka ndikuar në mendjen e tij…
Pohove që ke kaluar edhe stres gjatë lidhjes, po tani si ndihesh?
Jo për momentin jam shumë rehat, madje ku paskam qenë…! Për fat po më ecën mirë në punë, dhe detajet do i zbuloj më vonë, pasi kam oferta jo vetëm në modë, por edhe në televizion.
E si po vazhdon jeta jote “single”?
Realisht nuk guxoj të hyj në facebook, pasi kam marrë shumë oferta për lidhje (qesh). Por është një periudhë që dua të rri vetëm, me grupin më të ngushtë shoqëror dhe motrën. Kam marrë aq shumë oferta nga njerëz në të gjithë botën, që nuk e dija që ekzistonin deri në momentin që kam vendosur statusin “single”. Tani po vazhdoj të merrem me modën, siç është parë nga një foto e komentuar si topless, që është bërë thjesht për qejf nga ana ime. Them se është foto provokuese, por jo nudo apo topless. Është një foto që të gjitha femrat në botën apo modës e artit e kanë bërë dhe nuk e kuptoj pse është gjykuar kaq shumë.
Meqë jemi te fotot, do të ishe e gatshme të bëje foto të tjera topless?
Këtu në Shqipëri besoj që jo, pasi nuk do kisha arsye qoftë për mentalitetin që ekziston, apo që nuk paguhen sipërmarrje të tilla. E kam pohuar që nuk vuaj nga komplekset, dhe nëse paguhet mirë, patjetër do e bëja, edhe pse kam qenë gjithmonë e përndjekur nga fjalët e këqija të njerëzve. Madje, them se nuk arrij ta kuptoj se çfarë janë këta njerëz kaq të këqinj që gjykojnë një vajzë 18-vjeçare si unë. Nuk dua t’i gjykoj njerëzit që më gjykojnë, se do ishte absurde. Njerëzit janë të lirë të mendojnë dhe të shprehen si të duan. E rëndësishme është që unë ndihem mirë.
Tashmë je një vajzë që të njohin të gjithë, çfarë të pëlqen nga gjithë ky përjetim?
E vetmja gjë që më pëlqen dhe që më ka bërë të ndihem krenare për veten, janë komplimentet e mira që më vijnë nga femrat, më shumë nga meshkujt. Në qoftë se femrat e tjera më gjykojnë keq, është mendimi i tyre. Thjesht ajo që më acaron më tepër, është kur femrat bëjnë si virgjëresha, ndërkohë që këto gjëra që unë bëj mund t’i kenë bërë më tepër se kaq.
Çfarë mendon se do ngelet nga gjithë kjo histori e shpallur publikisht me Ermalin?
Mendoj që do ngelet etikimi i fansave, duke e quajtur “Ermali i Françeskës” (qesh).