Contact Form

Name

Email *

Message *

Sunday, September 23, 2012

Edhe Flori Mumajesi sulmon!!

Një koment i aktorëve të dashur të humorit, Gent Zenelajt dhe Julian Dedës, në një fushë që pak e njohin, e ka mërzitur jo pak kompozitorin e hiteve, Flori Mumajesin, i cili nuk ka nguruar të vërë një status, në të cilin etiketohej njëri nga protagonistët e këtij konflikti, pikërisht Genti.
Siç duket, djemtë kanë komentuar diçka lidhur me Florin ( se çfarë nuk dimë ta themi), gjë e cila e ka detyruar kantautorin e famshëm ta bëjë të zëshëm këtë shqetësim…

Flori ka shkruar një status në Facebook, të cilin e ka fshirë pas pak minutash, por që ne të ‘Bluetooth’- it e kapëm në kohë dhe si pasojë po jua përcjellim më poshtë si vijon: ‘Baballarët e vërtetë zgjohen herët, ose flenë vonë… Disa i japin jetë një jete, Disa asaj që për ta është jetë, Sidoqoftë është metaforë… Nejse kjo ishte kot sa për hyrje! Për fatin tuaj të mirë jam dëgjues i programit tuaj! Por ideja e këtij statusi është t’ju them ju dhjefsha në humorin që bëni!

Të kopjuar keq, duke përdorur You Tube- in dhe çdo mënyrë tjetër që ju lidh me atë që nuk e bëni dot. Ju dhjefsha në atë që e quani kreativitet artistik! Të bësh dikë të qeshësh nuk do të thotë të lexosh tituj gazetash dhe të bësh komente, apo të dëgjosh muzikë që nuk të pëlqen dhe të bësh si muzikant apo kritik. Ju kuptoj, po prapë një sugjerim ashtu sikur ju do ta bëj dhe unë!

Bëni fëmijën në kopësht, apo fëmijën në karrocë. ( Atë që dini të krijoni dhe dini të bëni më mirë). Të tjerat unë të paktën i kam parë dhe kam qeshur më shumë me versionin origjinal.

Dedikuar humoristit që di të bëjë vetëm ‘beeee’ dhe që për fatin e tij të keq më shumë është i famshëm nga pjesëmarrja në një klip se sa nga humori që bën’, ka qenë komenti i Florit në Facebook, prej nga ku është ngjallur edhe një reagim tek fansat për të mësuar më shumë, por Mumajesi nuk e ka lënë për shumë kohë këtë postim dhe në të, ndonëse ishte bërë ‘ tagg’, nuk ka komentuar Gent Zenelaj.  Bluetooth