Contact Form

Name

Email *

Message *

Saturday, September 1, 2012

I shpëton vdekjes për ca sekonda


Bernard Williams nga West Yorkshire i Anglisë veriore me fat ka shmangur vdekjen, pasi rrufeja kishte goditur drurin pranë vendit nga ku ai ishte larguar vetëm pesë sekonda më herët. 55-vjeçari ka dalë nga automjeti dhe ka hyrë në shtëpinë e tij, ndërsa menjëherë pas rrufeja e ka goditur një dru, pjesët e të cilit kanë rënë mbi automjetin duke ia thyer xhamin e pasmë. “Po të kishte qëndruar pranë automjetit vetëm disa sekonda më pas, besoj se do të ishte i vdekur. U dëgjua një shpërthim i çuditshëm dhe pjesë të drurit fluturonin në të gjitha anët”, ka thënë gruaja e tij, Alison, e cila përmes dritares e ka përcjellë gjitha situatën.