Arkeologët janë të bindur se kanë zbuluar sekretin që qëndron pas pikturës më të famshme të botës, Mona Lisa. Ata kanë gjetur një skelet të varrosur në një manastir në Firenze, që besojnë se i përket Lisa Gherardinit, modelja e cila pozoi për kryeveprën misterioze të Da Vinçit. Lisa Gherardini ka qenë gruaja e tregtarit të pasur të mëndafshit, Fancesco del Giocondo.
Në Itali, Mona Lisa njihet si 'La Gioconda'. Pjesa më e madhe e historianë modernë bien dakord se gruaja në pikturën e Da Vincit është Lisa del Giocondo, e cila u bë murgeshë pas vdekjes së bashkëshortit. Ajo ndërroi jetë në manastir në 15 korrik 1542, në moshën 63-vjeçare.
Një ekip arkeologësh nisën të gërmonin në manastirin e braktisur të 'Shën Ursulës", vitin e shkuar. Fillimisht atyre iu desh të gërmonin në beton tejet të trashë e shumë shpejt arritën të gjenin 'thesarin'. Ata gjetën dhomën e nëndheshme që besohet të jetë ku u preh Mona Lisa dhe më pas zbuluan edhe skeletin.
I gjithë skeleti do t'i nënshtrohet analizave. Shkencëtarët më pas do të krahasojnë ADN-në e kockave me atë të mbetjeve të dy fëmijëve të 'modeles së Da Vincit', të cilët janë varrosur aty pranë. Pasi të jetë vërtetuar kjo, ekspertët do të jenë në gjendje që nëpërmjet teknologjisë të rindërtojnë fytyrën e saj, për të parë në fakt ngjashmëritë me pikturën 500-vjeçare të Da Vincit, e ndoshta do të kuptojnë edhe buzëqeshjen enigmatike të Mona Lisës gjatë pikturimit.