Në një kopsht zoologjik në Wales ka ndodhur diçka e pazakontë: Një shimpanze me anë të gjestikulacioneve dhe gjuhës së trupit “i ka lutur vizitorët që ta lënë të lirë”.
Shimpanzeja inteligjente që shfaqet në video, përpiqet që një vizitori t’i tregojë se si t’ia hapë derën.
Xhiruesi, Alex Bailey nga Mançesteri, ka thënë se kishte kuptuar “fjalët” e shimpanzesë, por nuk kishte mundur të bëjë asgjë në atë drejtim.