Contact Form

Name

Email *

Message *

Saturday, August 4, 2012

Sekretet befasuese të restoranteve

Kur hani në restorant nuk do të duhej të shqetësoheshit që e ekspozoni shëndetin tuaj ndaj rrezikut. Megjithatë, disa restorante, jo të gjitha, paraqesin pikërisht këtë – kërcënim për shëndetin tuaj. Zbuloni sekretet e një numri të madh të restoranteve, të cilat kërcënojnë shëndetin.


Limonët e ndotur si dyshemeja 

Një numër i madh i restoranteve nuk i pastron limonët. Ata qëndrojnë në kutitë në të cilat kanë ardhur derisa nuk shpenzohen, respektivisht derisa nuk përfundojnë në pjatën tuaj. Shkencëtarët kanë zbuluar që prej 5 restoranteve nuk i pastrojnë limonët që të 5–it i, ndërsa në ta kanë gjetur baktere të ndryshme.

Gjithmonë porosisni limonët në një pjatë të veçantë dhe prisni vetë, duke pasur kujdes që lëngu i limonit të mos prek koren e limonit. Zgjidhja tjetër është që kurrë të mos porosisni limon.


Tualeti i ndotur nënkupton kuzhinën e ndotur

Edhe pse mund të duket e çuditshme që të ndërlidhet kuzhina me tualetin, por këto dy vende shpesh ndajnë nivelin e njëjtë të pastërtisë. Nëse tualeti dhe lavamani nuk janë të pastër, atëherë paramendoni se si duket lavamani në kuzhinë dhe pllakat e punës.

Mos hani në restorantin në të cilin shporta për mbeturina në tualet është më shumë se gjysma e mbushur, sepse kjo nënkupton që nuk pastrohet rregullisht dhe e njëjta vlen edhe për kuzhinën.


Specialiteti i ditës më së shpeshti është zgjidhja më e keqe

Të punësuarit e restorantit e dinë që një numër i madh i njerëzve do të porosisin specialitetin e ditës. Fatkeqësisht, specialiteti i ditës shpesh është gjithçka tjetër, por jo specialitet. Specialitetet më së shpeshti bëhen nga ushqimet të cilat duhet të hiqen qafe sa më shpejt. Me siguri nuk do të merrni mish, peshk, pemë ose perime të freskëta.

Shmangni porositjen e specialitetit të ditës, sepse me çmimin e njëjtë, do të mund të hani diçka që nuk ka kualitet të keq.


Ushqimi shpesh nuk ka kualitet të lartë

E vërteta është që aq sa paguani, aq edhe merrni, të paktën në shumicën e rasteve. Ushqimin të cilin e hani në restorant shpesh nuk ka kualitet të lartë dhe është i mbushur me yndyra dhe niseshte.

Nëse nuk dëshiroi të hani ushqim me kualitet të ulët,  porositni shpesh pasta, oriz, perime dhe drithëra, ndërsa shmangni mishin.