Contact Form

Name

Email *

Message *

Saturday, August 4, 2012

Sa video shikohen brenda nje muaji në YouTube???

Përdoruesit e YouTube-it tani shikojnë më shumë se 4 miliardë orë video përmes faqes çdo muaj. Nga të gjitha këto, 456,000 vjet janë video me mace, klipe sportive dhe përmbajtje të tjera çdo muaj. Ose ekuivalenti i shikimit të videos origjinale Nyan Cat rreth 66 miliardë herë, shkruan krokodili.com.

Raportuar më parë këtë javë si një përmendje e rastësishme në gazetën Wall Street Journal , një zëdhënës i YouTube-it e konfirmoi shifrën të mërkurën. Gjërat po lëvizin shpejt me gjigantin e shkëmbimit të videove – kompania njoftoi në maj se përdoruesit shikojnë 3 miliardë orë xhirime në muaj. Ky është numri që YouTube ende raporton në faqen zyrtare të saj për shtyp.

Faqja gjithashtu raporton se përdoruesit e YouTube-it ngarkojnë 72 orë video çdo minutë në faqen e internetit. Në vjeshtën e vitit 2008, përdoruesit ngarkonin vetëm 10 orë video çdo minutë.

Ndërsa YouTube mund të jetë më e njohur për videot virale, kohët e fundit ka eksperimentuar me kanale më origjinale dhe të prodhuara në mënyrë profesionale si një mënyrë për të tërhequr më shumë shikues. Nga fillimi i këtij viti, YouTube ka investuar më shumë se 150 milion dollarë për të financuar kanale për të promovuar yje si Amy Poehler dhe Wayne Brady. Në maj, uebfaqja deklaroi se do të shpenzojë $200.000.000 në një projekt.

Nëse kanalet e reja do të vazhdojnë të kenë sukses, nuk zgjat shumë para se YouTube të na tërheqë me shikimin e pesë miliardë orëve video nëpërmjet shërbimit çdo muaj.