Rrathë të çuditshëm janë shfaqur sërish në fushat e grurit në Washingtonin lindor. Por, fermerët nuk kanë frikë. Madje u gëzohen atyre!
"Nuk mund të bëni asgjë tjetër, pos të qeshni”, ka thënë Cindy Gabbe, pronare e një fushe të “prekur”. "Kënaqemi nga teoritë se fjala është për jashtëtokësorë, sepse tashti jemi të veçantë meqë e kanë zgjedhur fushën tonë".
Në arat me grurë, nga ajri shihen format që ngjajnë me tërfilin me katër gjethe. Por, Cindy thotë se ngjajnë me veshët e Mickey Mouse. Rrathët mbulojnë një sipërfaqe prej përafërsisht 40 arësh, ndërsa gruri i prerë ka shkuar dëm!
"Ne nuk kemi sigurim për situatat me jashtëtokësorët", shton ajo duke qeshur.
Fenomenet me rrathët e tillë në fusha shfaqen me dekada të tëra nëpër botë.
"Do të përpiqemi të zbulojmë se si dikush ia ka dalë të bëjë këto rrathë. Është vështirë të ecësh e të mos thyesh ndonjë kalli gjatë rrugës. Por, prapë është vështirë të besohet se pas kësaj qëndrojnë jashtëtokësore. Madje, është bizare se pse duhet të mendojmë për këtë”, thotë pronarja.