Contact Form

Name

Email *

Message *

Wednesday, August 8, 2012

Restoranti që shërben ushqimin mbi trupin e modeleve lakuriq


Shërbimet në kuzhinën Kung Fu dhe Sushi në Catalina Hotel & Beach Club në Miami, kanë mësuar tashmë duke kaluar përmes një rruge të vështirë, të ofrojnë klientë të ushqimit sushi i cili shërbehet mbi trupat e burrave dhe grave lakuriq me një kosto 500 $ për "një pjatë njeri" muajin e kaluar.

Ata kanë pasur tre mbrëmje sushi lakuriq deri tani. Nathan Lieberman, pronari i restorantit "Miami" ka thënë se kjo mënyrë shërbimi ka qenë aplikuar në Japoni mijëra vjet më parë dhe ai donte ta sillte si diçka të re në restorant për klientët e tij, Sushi lakuriq ishte ide e kuzhinierit të restorantit Glenn Lopez. 

Lieberman ka zgjedhur një staf shumë të bukur dhe ai është i kënaqur pasi ato janë shprehur se e duan lekun kështu do të dalin lakuriq. Madje njëherë një ceremoni diplomimi kërkuan sushin mbi model mashkullor, dhe si i tillë u përdor një prej kuzhinierëve, transmeton ikub. 

Sushi lakuriq porositet dhe parapaguhet. Një pjatë sushi njeri i shërben 10 njerëzve madje ata kënaqen se mund të bëjnë dhe bisedë me personin që ka shërbyer trupin e tij për sushi. Dikush mund të pyet për higjienën e ushqimit. Por pronari përgjigjet se për aq kohë restoranti zbaton kushtet e vendosura nga FDA (Food dhe Drug Administration) çdo gjë është në rregull. Modeli/a pastrohen mirë ashtu si për operacion, pastj mbulohen pjesët intime me gjethe babanë dhe shërbehet gjithçka ashtu si tregohet në figurë. Restoranti ka filluar të rrit klientelën e saj dhe shpreson më shumë.