Ajo quhet “Qielli i Shtatë” dhe është një lloj droge, që të kthen në kanibal pasi e ke konsumuar. Efekti i saj është diskutuar shumë së fundmi, pasi një 31-vjeçar, nën efektin e saj, ka filluar të bëjë trazira në qendër të Majamit.
Eugene Rudy, mësohet se hëngri gjysmën e fytyrës së një njeriu dhe policia e filmoi aktin e tij makabër, i cili shkaktoi një zhurmë të madhe në mediat amerikane.
Siç është shpjeguar nga Barbara Carreno, zëdhënëse e Administratës kundër Drogës (DEA), në një intervistë me AFP, “personat që konsumojnë këtë lloj droge, bëjnë sjellje shumë të çmendura dhe se kimikatet e saj, janë shumë të rrezikshme”.
E ashtuquajtura “Qielli i Shtatë” stimulon trurin përmes dozave të quajtura “cathinones”.
Ky medikament i cili më parë mund të blihej ligjërisht në dyqanet që shesin kanabis, kushtonte saktësisht 18 – 40 $ për paketë”. Por tani është ndaluar në mënyrë kategorike, për shkak të efekteve që paraqet.
Konkretisht, ato janë axhitim, pagjumësi, nervozizëm, marramendje, depresion, paranojë, zhgënjim, vendime vetëvrasëse dhe sulme paniku.