Kampioni olimpik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili konfirmoi se do të tërhiqet nga noti pasi në Lojërat olimpike “Londra 2012” u bë notari me më së shumti medalje të fituara në olimpiada, 22 sosh, pranoi për “Wall Street Journal” se urinon vazhdimisht në pishinë.Notuesi 27 vjeçar shpjegon se thuajse të gjithë notarët profesionistë urinojnë në pishinë.
“Është një gjë normale, gjatë stërvitjes e cila zgjat dy orë stimulohet më shpesh, me vështirësi dilet nga uji për të shkuar në banjë, e bëjmë në pishinë, gjithsesi klori dezinfekton çdo gjë”, tha Phelps.