Policia arrestoi 7 persona të cilët dyshohet se kanë marrë pjesë në ceremoni ekzorcizmi, në shtëpinë e prindërve të fëmijës, në qytetin Boukit, 280 km në veri të Kuala Lumpurit.Të arrestuarit dyshohet se e shtypën trupin e vajzës së vogël me trupat e tyre “për të shmangur frymërat e liga”. Policia tha se 3-vjeçarja vdiq nga asfiksia.Prindërit, një gjyshe, një xhaxha, dy kushërinj të viktimës dhe një vajzë indoneziane u arrestuan dhe do të gjykohen për vrasje me dashje.