Contact Form

Name

Email *

Message *

Saturday, August 4, 2012

Njeriu që jeton prej 46 vitesh i izoluar









I rrethuar nga malet me dëborë dhe liqenet e Patagonisë kiliane, kullotja e deleve dhe zhurma e radios janë gjërat e vetme që përjeton nga jeta Faustino Barrientos, i cili ka plot 46 vite që jeton i izoluar në Liqenin O’Higgins, një nga vendet më të “fshehura” në botë. 

Reporterët e një televizioni njujorkez vendosën të bënin një reportazh për të në dhjetorin e kaluar dhe iu deshën 4 ditë për të mbërritur në shtëpinë e tij.

“Nuk më duhen paratë. Kam mjaftueshëm për të ngrënë. Jeta është më e mirë kur je vetëm. Do të qëndroj këtu deri në fund”, deklaron Faustino, transmeton TCh.
"
Liqeni O’Higgins është rajoni më pak i populluar i Kilit. 

Vendbanimi i 81-vjeçarit ka dy “ndërtesa”: njëra ku Faustino ha, fle, dëgjon radio dhe lexon gazetat që i vijnë dy herë në vit dhe njëra ku mban ushqimet që ia sjell një varkë që kalon nga ai një herë në 10 ditë.

Ky personazh i çuditshëm ka parë televizor vetëm një herë në jetën e tij: “Më pëlqen radioja. Marr vesh aktualitetin politik dhe atë sportiv”