Djaloshi nëntë vjeçar Tanishq Abraham nga Sacramento (California) nuk është si moshatarët e tij. Ai thotë se i intereson fizika studimi i grimcave elementare, antimateria, fati i gjithësisë dhe Pluhuri kozmik, shkruan Telegrafi.
Tanishq ndjek mësimet në American River College California dhe do të marrë pjesë në episodin e parë të “Genius” në faqen youtube.
Në Mensa është pranuar kur ai ishte vetëm katër vjeç e gjysmë dhe ka qenë në fokus të mediave.
Në një intervistë të publikuar në rrjetin televiziv ABC, nëna e tij, Dr. Taj Abraham, tha se djali i saj kishte një talent të jashtëzakonshëm të mësuarit në këtë moshë të vogël.
Në moshën shtatë vjeçare Tanishq kishte botuar ese për astronomi në faqen e NASA-së, Institutit për Hulumtime të hënës, dhe të njëjtin vit ai u regjistrua në kolegj.
Edhe pse shkenca është pasioni i tij më i madh Tanishq ka treguar edhe interesime të tjera. Këndon në kor, ushtron gjimnastikë, luan futboll, luan në piano dhe kënaqet duke zgjidhur fjalëkryqet.
Në paralajmërimin e emisionit “Genius” ai këndon dhe luan në piano bashkë me motrën e vogël, i cila gjithashtu është anëtar i Mensa.
Tanishq thotë se ai nuk e pengon fakti se është i rrethuar nga fëmijë dyfish më të moshuar se ndjehet mirë në përkrahjen që i kushtojnë ata.
“Një herë, sapo kisha mbajtur një ligjëratë mbi gjeologjinë, dhe në fund të ligjëratës erdhi një student tek unë dhe më kërkoi një autograf”, thotë duke buzëqeshur gjeniu i vogël në faqen e internetit të gazetës ditore amerikane “USA today”.