Contact Form

Name

Email *

Message *

Friday, August 10, 2012

Liqeni i “përgjakur”







Mund të duket si skenari i ndonjë filmi horror, por në të vërtetë është vetëm një fenomen i mrekullueshëm natyror, që ka shndërruar një liqen të zakonshëm në Francë në një prej destinacioneve me të parapëlqyera turistike në vend. 

Skenat e rralla i ofron një liqen unik në Kamarg, në jugun e Francës. Ndonëse pamja është aq dramatike sa që e ka bërë vendin të njihet me emrin “liqeni i gjakut”, ky fenomen gjen shpjegim si rrjedhojë e përqendrimit të lartë të kripës në ujë.

Përqendrimi i lartë i kripës ka bërë që të rritet një bimësi dhe që uji të ketë një përbërje tjetër nga ajo e zakonshmja, çka i jep atij ngjyrën unike të kuqe.

“Kisha dëgjuar shumë rreth Kamargës, por asnjëherë nuk kisha parë e as imagjinoja të shihja diçka të tillë. Ngjyra e kuqe shtrihet nga bregu në horizont, ndërsa kristalet e kripës mund të shihen gjithandej”, deklaroi një profesionist i fotografisë, i ardhur që nga Rusia për të kapur imazhet.