Ka kohë që flitet, por tani duket se është e destinuar për të hyrë në treg. Bëhet fjalë për pijen më të çuditshme të krijuar nga Cow Protection Department me bazë nga urina e lopës. Pija e quajtur Gau Jal ose Cow Urine, pavarësisht nga origjina, nuk ka erën e urinës dhe do të jetë tepër e shijshme, raporton agjencia e lajmeve “India Time”. Pija do të ketë vlera terapeutike, të paktën sipas një tradite të mjekësisë indiane dhe do të përdoret edhe për trajtimin e kancerit dhe sëmundjeve të mëlçisë. Do të jenë ndoshta vetitë terapeutike që mund të rrisin shitjet tek konsumatorët jo vetëm në Indi por dhe vendet e tjera të botës.