Teksa ishte duke udhëtuar me makinën e tij në autostrad, e teksa ndodhej mes e një tuneli, vuri re se nuk udhëtonte për në destinacionin e duhur.
Pa bërë të gjatë, kthehet në vend duke ecur në të njëjtin kah me drejtim të kundërt.
Udhëtoi plotë 12.5 kilometra në kundërvajtje, me makinën e tij me te cilen terhiqte dhe një karavan.
Por për fat të mirë, edhe pse 80-vjeçari përshkoi plotë 12.5 kilometra në kundërvajtje, nuk u shënua asnjë aksident. I pagëzuar nga media si “kamikazi” 80-vjeçarei që mban emrin Ronald Jackson, nuk bëri asnjë prononcim por i kërkoi ndihmë avokatit të tij.
Ndërkohë, si për çudi Jackson, veç një shkelje trafiku, nuk kishte asnjë gjë tjetër e cila mund të rëndonte biografinë e tij, madje ai kishte qenë një shoferë shembullor.
Për avokatin, Ronald Jackson, kreu këtë kundërvajtje i ndikuar nga një atak i lehtë gjatë udhëtimit.
“Ai asnjëherë nuk ka bërë gabim më parë. Tani ka disa probleme shëndetësore. Nuk duhet të vozitë më”, deklaroi avokati i tij.
Autoritetet gjyqësore, pasi shqyrtuan këtë rast, vendosën t’i heqin përgjithmonë patentën