Një ish-prostitutë me 20 vjet përvojë mbi shpatulla shtyn edhe të bijën 16-vjeçare, për të punuar si prostitutë. Becky Adams, 45 vjeç, është marrë prej dy dekadash me profesionin më të vjetër në botë, por tani e ka lënë. Mirëpo ngulmon se do të ishte e kënaqur, nëse e bija e saj Emilia, do të zgjidhte të bëhej një "shoqëruese e klasit të lartë". Madje thotë edhe se do ta ndihmonte adoleshenten për të nisur karrierën. "Shoqëria mund të gjykojë atë, por unë, jo. fundja, prostitucioni është një profesion i ndershëm. Madje më shumë sesa profesioni i bankieres. Po, sepse nuk do ta kuptoja atë nëse do të donte të bënte diçka moralisht të gabuar, diçka që mund të rrezikonte dikë tjetër. Çdo vajzë që ka punuar për mua ishte e bija e dikujt. Do të isha hipokrite po të thoja se një punë e tillë është e mirë për ato, por jo për time bijë".
Ja që edhe Emilia, e cila aktualisht punon në një dyqan shitjeje makinash dhe ka studiuar turizëm e udhëtim, është dakord me të ëmën. "Nuk kam problem moral për të pasur seks me të huajt. Nuk mendoj se për femrat është diçka e gabuar të shesin trupat e tyre. Mund të them edhe se nuk pendohem për faktin që kam humbur virgjërinë time në moshën 14 vjeç".
Vetë Becky e ka ndërmarrë këtë profesion pasi ishte edukuar në mënyrë shumë strikte dhe besimtare nga familja e saj në Uells. Mirëpo, ajo refuzoi të ndiqte Universitetin, u fejua me një kriminel dhe kur histori përfundoi, u gjend e detyruar të gjejë strehim në një shtëpi të mbyllur. Nga ai moment u interesua për zanatin dhe filloi "jetën" e re, që kërkon t’ia mësojë edhe të bijës.