Contact Form

Name

Email *

Message *

Monday, August 6, 2012

Fshati i flokëgjatave hyn në “Guinness”

Kanë hyrë në librin e rekordeve “Guinness” si fshati i parë në botë i flokëgjatave. Gratë e komunitetit Red Yao, një grup i vogël etnik nga fshati Huangluo Yao në Kinë, kanë një mesatare flokë-gjatësie prej 1.67 metrash. Gruaja më krenare në këtë fshat i ka flokët 2 metra të gjatë. Këto gra i presin flokët vetëm një herë në jetë, në moshën 16-vjeçare, përpara se të nisin kërkimin për burrë. Flokët konsideroheshin të shenjtë, aq sa vetëm bashkëshorti ose fëmija mund t’i shikonin të palidhur. Nëse një burrë më parë qëllonte të shikonte flokët e një gruaje nga ky fshat, atëherë ai ishte i detyruar të jetonte me familjen e saj për të paktën tre vjet si dhëndri i tyre. Kjo traditë u respektua deri në vitin 1987. Të 120 gratë e fshatit tani i tregojnë me krenari flokët e tyre të gjatë. Ndërsa shumë gra do të acaroheshin vetëm me mendimin e përkujdesjes për gjithë këta flokë, më të gjatë se trupi i tyre, gratë Red Yao nuk e kanë fare problem. Ato i mbledhin rrotull kokës derisa të mbarojë e gjithë gjatësia. Minoriteti kinez Red Yao beson se prania e një gruaje me flokë të gjatë nxit jetëgjatësinë, pasurinë dhe fatin e mirë.