Contact Form

Name

Email *

Message *

Sunday, August 5, 2012

Falë seksit u dobësova

Humbjen e tre kilogramëve për shtatë ditë Kim Kardashian thotë se e arriti duke kryer marrëdhënie seksuale. Ajo thotë se me të dashurin e saj Kanye West-it shpesh bëjnë seks dhe kjo sipas saj është mënyrë e shkëlqyeshme për djegien e kalorive.

“Duke bërë shaka këtë e quajmë ‘dieta me seks’. Kur ndonjëra nga ne në familje ka seks të rregullt gjithmonë ha më pak. Humbja e tre kilogramëve për një javë tregon se nuk kam ndenjur rehat këto ditë”, u lavdërua kjo bukuroshe në reality shoun “Kardashians”, njoftojnë mediet amerikane.

Megjithatë, për humbjen e kilogramëve të të dashurës së tij nuk është aspak i kënaqur këngëtari Kanye West. Atij më shumë i pëlqen kur është më e plotë.

“Kanye i adhuron linjat e saja dhe vazhdimisht i thotë që nuk guxon të dobësohet. Nuk e kupton se pse është dobësuar kur e di që atij kjo nuk i pëlqen. Konsideron se Kim duhet ta dëgjojë atë, pasi që atij i pëlqen ashtu si është, pra e plotë”, tha një mik i afërt me këtë çift.