Contact Form

Name

Email *

Message *

Thursday, August 2, 2012

Era e trupit zbulon vitet tuaja!


Njerëzit që kanë shqisë të mirë të nuhatjes shumë lehtë mund të dallojnë nëse bëhet fjalë për person më të ri apo më të vjetër vetëm në bazë të aromës, shkruan Daily Mail.

Për dallim nga mendimi i pranuar përgjithësisht, era apo aroma e personave më të vjetër nuk është vlerësuar si e pakëndshme. Madje, aroma e trupave të tyre, për dallim nga grup-moshat e tjera, është më së paku intensive, kanë vërtetuar vullnetarët.

Shkencëtarët kanë mbledhur erërat e njerëzve të ndarë në tri grupe të bazë të viteve. Një grup e kanë përbërës njerëzit prej 20 deri 30 vjeç, të dytin të moshës prej 45 deri 55, ndërsa të tretin prej 75 deri 95. Atyre u është kërkuar që të flenë pesë net me fanellën e njëjtë, e cila më vonë është ruajtur në një kavanoz. 

Vullnetarët me shqisë të mirë të nuhatjes pastaj në bazë të aromës është dashur të dinin apo dallonin se për cilën grup-moshë bëhej fjalë.